Është ky titulli i librit më të fundit i cili sapo ka dalë nga botimi, dhe është promovuar diten e merkurë në bibloteken e universitetit “Luigj Gurakuqi “Shkoder. Në promovimin e këtij libri disi të vecantë, i cili është botuar nën kujdesin e Ambasades Austriake në Tiranë, merrnin pjesë autoritet vendore të Shkodres, si kryetarja e Bashkisë Volltana Ademi, kryetarja e këshillit të qarkut Greta Bardeli, petagoge e intelektual të ndryshem, si dhe dashamirs të austrisë në qytetin e Shkodres. Fillimisht në fjalen e tij konsulli i austrisë në Shkoder Gjergj Leqejza është ndalur tek rrugët që e çuan këte liber të shikojnë driten e botimit, po kështu ka folur edhe për rëndësinë e modelit të të mësuarit për të qeverisur nga shteti austriak. Më tej fjalen për të pershendetur këtë promovim e ka marre ambasadori i Austrisë në Tiranë Johan Satller, i cili me një shqipe të qartë ka treguar vlerat që sipas tij sjellë per lexuesin ky liber. Po kështu edhe ambasadori i kosoves në Tiranë ka shprehur mendimin e tij rreth fakteve historike që sillen ne këte liber. Nderkaq mjafte studiues dhe historian me mendimet dhe studimet e tyre treguan dhe plotesuan gjithcka positive që sjellë ky liber në shqip