Muzeumi etnografik i Malësisë në Lekaj të qytetit të Tuzit në Malin e zi , është mbase muzeumi më i veçantë në Botë, gati për tu listuar në librin Ginës.Kjo jo vetëm për faktin se këtu gjëndën relike te radha, të trahgimisë etno kulturore e historike të trevës M.Madhe, por edhe për faktin se ku museum ka pronarë dhe punojs dy të moshuar mbi 85 vjeçar , dhe që nuk kanë asnjë fond për këtë museum.….
Kësisojë ishim sot paradreke këtu ne Lekaj të Tuzit tek Muzeumi etnografik i malësisë në Malin e Zi. Si gjithënjë Shtjefën Ivezaj tregon vështërsit e mbi jetësës , se bashku me bashkëshortën Gjystën.
Realisht ky 87 vjeçar prej disa kohësh ka vuajtur shumë nga korona virus, por gjithësesi ai fal zotit ia ka arritur te ia dalin edhe kësaj radhe… Ndaj Shtjefni ndihet krenar për forcën që i ka dhënë zoti , jo thjeshtë për të mirën e tij , por mbi të gjitha për këto vlera kombëtarë që ruhen në Muzeumin e tij.Ndërkaq Shtjefni nuk nguron të shprehet se ndihet edhe i braktisur natyrisht jo nga njerzit e thjesht , dhe intelektualet , por nga pushtetarët dhe politikanët, veçanarisht ata Shqiptar.
Ndaj një nga vizitorët e këtij muzeumi ka qënë edhe shkrimtarja Nevila Neziraj Nika e cila pasi ka vizituar të gjitha ambjentet e ketij muzeumi , në shënjë respekti dhe mirënjohje , por pse jo dhe vlersimi të lartë pronarit Shtjefen i Vezaj i ka dhuruar romanin e saj më të fundit Papafingoja.
Në këtë museum realisht sa herë që njeriu vjenë mbushesh me krenari, sikur shlodhesh teksa këto relike të trashgimisë sonë kombëtare të shfaqën, ashtu origjinale siç i kanë përdoruar malësorët shekuj më parë. Oxhaku, djepi gjithëçka tjetër që ndodhet këtu janë një vlerë e jashtëzakonshme. Po kështu edhe xbubleta edhe pushkët edhe ….Ndaj përe këtë janë shprehur ..Të dy bashkëbiseduesit tanë.
Njeriu i veçantë , i vlerave të mëdha kombëtare Shtjefen Ivezaj beson tek ringjallja, ndaj edhe kur të vdesim buurë e grua, prapë shprehet Ai do ringjallemi nga keto varre për të ruajtur nga dashakeqasit këto pasuri kombëtare….Mjaft kuptimplote është edhe ky ëmërtim ; Nënë hijen e trugut të that…
kohërat kanë ndryshuar , po fryejnë erëra të reja , dhe natyrshëm pranëvera edhe në Tuz tek Shqiptarët në Mal të zi do ketë lulzim.Por gjithësesi nga ky vënd i bukur , nga kjo tokë shqiptare një apël , një zë troket në veshin ëndë shurdh të politkës dhe pushtetit në Shqipëri, ky 87 vjeçar lëgjëndë e gjallë e shqiptarisë meriton jo thjesht fletnderi, apo tituj vlersimi , por një pënsion të posaçem, për të kaluar pa problem këtë pjesëz të vogel jete që iu kambetur, si Shtjefnit ahtu dhe Gjystës.
Ky do ishte një sherbim dhe shpërblim jo tjesht për këta të dy , por për historin , etnografinë dhe kulturën tonë Shqiptare edhe këtu në Malin eZi.