SOT ËSHTË DITA E MOS’HARRIMIT

0

Në ditën nderkombëtare të personave të zhdukur nga diktatura, sot është përkujtuar edhe 71 vjetori i Masakrës së Koplikut. Ky event përkujtimor ka filluar me hymnin kombëtarë, dhe më pas pjesmarrësit i ka përshendetur kryetari i unionit të ish persekutuarve politik dega M.Madhe z.Luigj Gega, i cili në fjalën e tij është ndalur pikërisht tek mos harresa që kerkohet nga të gjithë familjet e ish të persekutuarve politik. Ndërkaq historiani dhe publicisti Ndue Bacaj edhe një herë është ndalur tek puna që po bën me evidentimin e fakteve historike të këtyre qënderstarve martirë. Këtë takim e ka përshendetur edhe kryetari i PD M.Madhe z.Anton Kokaj i cili i ftoj ish të persekutuarit për më shumë bashkëpunim në të ardhmen. Ndërsa Besim Ndregjoni kryetar i unionit mbarëkombëtar të ish të përndjekurve i pranishëm në këtë ceremoni deklaroi se në Shqipëri janë 4500 të vrarë dhe të pushkatuar të cilët ende nuk kanë një varr. Kjo ditë e 71 vjetorit të masakrës së Koplikut dhe të zhdukurve nga diktatura duhet të jetë ditë reflektimi tha Ndregjoni dhe jo ditë kur politikanët mjaftohen me statuse në facebook. Besim Ndregjoni foli edhe për librin e doktorit Isuf Kalo “Blloku” që flet për ish udhëheqësit në kohën e komunizmit duke thënë se diktatori Enver Hoxha por edhe bashkëpunëtorët e tij nuk vijnë si diktatorë dhe kriminel por si njerëz të asaj kohe duke hedhur kritika për atë libër. Me pas unioni i ish të persekutuarve politik Shqiptar u ka dorzuar familjeve te disa prej martirve çertifikatë mirënjohje.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.