1 tetor 2024
Në kuadër të 1 Tetorit, Ditës Botërore të të Moshuarve, Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror, Këshillin e Qarkut dhe Qendrën Komunitare “Për Familjen”, organizoi një ditë të veçantë për të moshuarit e Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër.
Aktiviteti u zhvillua pranë liqenit të Shirokës, ku pjesëmarrësit shijuan një shëtitje në liqen me anijet turistike “Drini” dhe “Buna”, të shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Benet Beci.
Pas shëtitjes, festa vazhdoi në qendër të Shirokës, ku të moshuarit u përshëndetën nga autoritetet e pranishme.
Benert Beci kujdeset për pensionistët