1 Shtatorti Ditya e Komunes Tuz/
Data 1 Shtator përfaqëson një pikë kthese historike jo vetëm në aspektin e fitimit të statusit të plotë të komunës së pavarur, por edhe për fillimin e progresit ekonomik dhe social të të gjithë Malësisë. Atë ditë u realizuan të gjitha përpjekjet, vizionet dhe planet tona shumëvjeçare, sepse ishim të sigurt se Komuna e Tuzit jo vetëm që do të jetë stabile dhe e qëndrueshme, por edhe do të jetë shembull i punës dhe mirë menaxhimit për të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Dhe, plotësisht kishim të drejtë, jo vetëm që e rritëm buxhetin e Komunës së Tuzit nga 1.6 milionë sa ishte në vitin 2019 në mbi 8 milionë sa është tani, por ndryshuam totalisht situatën ekonomike, infrastrukturore, investuese dhe shoqërore në Malësi.
Komuna e Tuzit sot është një nga komunat me nivelin më të lartë zhvillimor jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Projektet e mëdha infrastrukturore, ujore dhe zhvillimore dëshmojnë përkushtimin tonë për avancimin e të gjitha sferave të jetës së qytetarëve tanë. Hapja e vendeve të reja të punës, hapja e fabrikave dhe mbështetja e biznesit, investimi në sport dhe kulturë, ndërtimi i Stadiumit të Qytetit, janë vetëm disa nga projektet e shumta me të cilat jemi krenarë, ku kulmi i të gjitha aktiviteteve tona do të jetë 28 Nëntori, data kur do të përurohet përmendorja e kryeheroit tone kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në sheshin me po të njëjtin emër në Tuz.
Të nderuar qytetarë të Malësisë, Gëzuar 1 Shtatorin, Ditën e Komunës së Tuzit.
Nik Gjeloshaj
______
Albanski forum je ujedinio Malesiju, Albanski forum je razvio Malesiju!
Datum 1. septembar predstavlja istorijsku prekretnicu ne samo u pogledu sticanja punopravnog statusa samostalne opštine, već i za početak privrednog i društvenog napretka čitave Malesije. Tog dana su realizovani svi naši napori, vizije i dugogodišnji planovi, jer smo bili sigurni da će Opština Tuzi biti ne samo stabilna i održiva, već će biti i primjer rada i dobrog upravljanja za sve ostale opštine u Crnoj Gori. I, bili smo potpuno u pravu, ne samo da smo povećali budžet Opštine Tuzi sa 1,6 miliona koliki je bio 2019. godine na preko 8 miliona koliki je sada, već smo potpuno promijenili ekonomsku, infrastrukturnu, investicionu i socijalnu situaciju u Malesiji.
Opština Tuzi danas je jedna od opština sa najvišim stepenom razvijenosti ne samo u zemlji, već iu regionu. Veliki infrastrukturni, vodovodni i razvojni projekti dokazuju našu posvećenost unapređenju svih sfera života naših građana. Otvaranje novih radnih mjesta, otvaranje fabrika i podrška poslovanju, ulaganje u sport i kulturu, izgradnja Gradskog stadiona, samo su neki od brojnih projekata na koje se ponosimo, a gdje će vrhunac svih naših aktivnosti biti 28. novembar, datum kada će na istoimenom trgu u Tuzima biti svečano inaugurisana bista našeg heroja, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Poštovane građanke i građani Malesije, srećan vam 1. septembar, Dan opštine Tuzi.
Nik Gjeloshaj