1 ndër 100 Fshatra është edhe Fishta Lezhë …

0

Fishta e Lezhës është një ndër fshatrat e përzgjedhura në projektin e 100  fshatrave, që synon tju japë zhvillim këtyre zonave.Përfshirja e Fishtes në këtë program të qeverisë është pritur mjaft mirë nga banoret e këtij fshati.Ata thonë se nuk e kishin menduar asnjëhere se fshati i tyre do të jetë në qender të vemendjes, ndërsa janë të bindur se zbatimi i projektit të lançuar nga qeveria do të japë një ndikim mjaft pozitiv edhe për ekomominë e tyre familjare.Përfshirja e Fishtes ne projektin e 100 fshatrave nuk është një rastesi.Gjithçka lidhet me suksesin e Altin Prenges në fushen e agroturizmit i cili nga nja zonë të braktisur ka arritur ta ktheje Fishten në një destinacion mjaft të pëlqyer turistik. “Programi i 100 fshatrave” synon të ofroj një qasje të integruar për zhvillimin rural, dhe kërkon të arrij objektiva të matshëm për zhvillimin e hapësirës rurale, nëpërmjet fokusit të investimeve publike, atyre të donatorëve dhe investimeve private, në hapësirën e fshatrave.Aktualisht Fishta e Lezhës vizitohet nga më shumë se 70 mijë turist në vit, por me zbatimin e këtij projekti të lançuar ky numer pritet të jetë shumë herë më i lartë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.