𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐞̈𝐬: 𝐇𝐢𝐪𝐧𝐢 𝐝𝐨𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐋𝐮𝐥 𝐁𝐫𝐚𝐯𝐞̈𝐬

0
Ish kryeministri dhe ish lideri i PD-së, Sali Berisha, në takimin që zhvilloi sot në Shkodër me mbështetësit e tij, u ka bërë thirrje deputetëve demokratë që nuk ishin prezent në takim, që po mbahet në Pallatin e Sportit, që të heqin dorë nga Basha.
“U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni një orë e më parë me qytetin tuaj, bashkohuni me vuajtjen sakrificës e tyre që ju votuan ju. Ndahuni nga Lulzim Basha se atë e pret “vrima e miut”, nga ky revolucioni paqësor, të cilin askush nuk e ndal. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri. Ata që e mbështesin, ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve, tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit, me vetë pluralizmit politik në Shqipëri. Ne do të zhvillojmë takime në çdo anë të Shqipërisë. Ne do të ndezim dritën e lirisë së shqiptarëve. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që pasioni ynë të jetë liria dhe vetëm liria”, tha Berisha në fjalën e tij

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.