Zbardhen detaje nga takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha, i zhvilluar paraditen e sotme në Presidencë.Burime nga takimi bëjnë me dije se Kreu i Shtetit i ka kërkuar Bashës që opozita të ruajë qetësinë, ndërsa të njëjtat burime thonë se Presidenti e ka cilësuar si kriminale tentativën e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë të njëanshme.Gjithashtu, mësohet se Presidenti Meta është shprehur në takim se shqiptarët duhet t’i bashkojë Kushtetuta dhe rruga evropiane e Shqipërisë.“Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe përgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partneret europianë dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificiale në vendin tonë konfliktet në Shqipëri nuk janë të rastësishme”, mësohet të ketë thënë Meta në takimin 45 minutësh me Bashën.