Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi priti në një takim një përfaqësi e Këshillit të Pakicave Kombëtare Shqiptare të Prefekturës Bregdetare Malore Rijekë, Kroaci.
Pjesë e kësaj përfaqësie ishin znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete e parlamentit kroat, z. Gani Xherrahu Kryetar i Këshillit Shqiptar të Pakicave Kombëtare Bregdetare Malore të Prefekturës Rijekë , z. Remzi Bajraktari nënkryetar i këtij Këshilli dhe z. Kasriot Noshi anëtar i Këshillit.
Qëllimi i takimit ishte krijimi i urave të bashkëpunimit midis bashkive kroate dhe shqiptare, në të cilin Këshilli i Pakicave Kombëtare Shqiptare të Prefekturës Bregdetare Malore Rjeke do të luajë një rol mbështetës dhe lehtësues në krijimin e marrëëveshjeve te bashkepunimit institucional me bashkitë respektive kroate.
Disa nga fushat e bashkëpunimit, të cilat u evidentuan në takim si më kryesoret, ishin ato në fushën e kulturës, arsimit, sportit si dhe shkëmbimit të eksperiencave të praktikave më të mira në ofrimin e sherbimeve publik, turizëm etj.
Si hap i parë i konkretizimit të fillimit të këtij bashkëpunimi ishte hartimi i një draft- marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe asaj të Rijekës, nga stafet respektive teknike, si dhe përgatitjen e një vizite të ndërsjelltë nga ana e Bashkisë Shkodër në Rijekë, Kroaci.