Vladimir Myrtezaj (Ladi),artisti i kujtesës udhëtuese

0

Nga : Qamil Gjyrezi

Myrtezia është artist i artve pamore, që në thelbin e artit dhe krijimtarisë së tij ka elemtë të rëndësishëm të kujtesës udhëtuese. Qëkur e kam njohur, Ladi ka qenë një artist dhe një njeri shumë serioz, që “udhëtonte e udhëtonte” në rrugën e artit të tij me një dimesion emocional të vecantë abstrakt. Ladi udhëton me kujtesën e tij, me “dëshmitë e materies të pushtuar me tension visual”, sic shprehet ati vetë. Të gjitha punët e tija, sidomos mbas viteve 90-të prezantojnë një dimension të vecantë emocional, abstrakt me shume mesazhe. Myrtezai prezanton në “udhëtimin” e tij imagjinar, imazhe, arketipe, përshtypje udhëtuese. Ladi e studion materien, e “prek me dorë” i jep zë, dhe a aplikon në të gjithë punët e tija, që shihet qartë dimensioni pamor herë me tension, por edhe me mesazhe poetike, që transmetojnë qetësi dhe shpresë. Myrtezai është edhe një artist i arteve pamore me dimension gjuhësor Punët e Myrtezait transmetojnë mesazhe gjuhësore. Semantika e punëve të Myrtezait, krijon domethënie të cilat autori i fsheh me qëllim që publiku të argëtohet, të mendojë pastaj të kuptojë mesazhet “surrealiste” të Myrtezait. Myrtezai jo vetëm që prezanton punë me shumë nivel artistik, por edhe shkruan ese të cilat i shtojnë domethënjet artit të tij, që duke udhëtuar në imagjinatë transmeton me fjalë mesazhe artistike të vecanta, që dyfishojnë kuptimin e punëve të Ladit. Ladi ka arritur të bashkojë gjuhën e imazheve, duke i përkthyer në simbole dhe shenja, në fjalë. Simbolika e Myrtezait janë përshtypjet e tija për qytetin ku ka lindur Shkodrën, për prejardhjen e tij nga Jugu i Shqipërisë, për idetë universale të artistit, që ruan shenjën e tij imagjinare. Ladi i shkruan esetë në gjuhën standard, por ai përdor me shumë vend gegërishten. Analiza si një antropolog visual që i bën Ladi njeriut, peisazhit, të kaluemes dhe të ardhmes është nganjëherë ironike, “torturuese” por shumë dashamirëse, ka dritë në punët e tija, në “fund të tunelit”. Antropologjia vizuale është një nënfushë e antropologjisë sociale që ka të bëjë, pjesërisht, me studimin dhe prodhimin e fotografisë etnografike, filmit dhe, që nga mesi i viteve 1990, mediave të reja. Kohët e fundit është përdorur nga historianët e shkencës dhe kulturës pamore. Duke qenë pjesë edhe e departamentit të multimedias, Myrtezai ka kërkuar edhe në fushat e psikologjisë, shkencave të informacionit, filmit etj. Multimedia është një formë e komunikimit që kombinon forma të ndryshme të përmbajtjes si teksti, audio, imazhe, animacione, ose video në një prezantim të vetëm, në kontrast me mediat masive tradicionale, të tilla si materiali i shtypur ose regjistrimet audio. Shembuj të njohur të multimedias përfshijnë podcast (një skedar audio dixhital) video, shfaqje diapozitivësh audio, shfaqje të animuara dhe filma. Me antë të aparateve digitale Myrtezai shkon edhe më thellë në kujtesën e tij udhëtuese, ngjyra, fjalë dhe zërin e njeriut si një “fenomenolog pamor”. Vladimir Myrtezia Vladimir Myrtezia ka Lindur në Shkodër në 1958. Vladimir Myrtezia ka studiuar në Shkollën e Mesme të Artit “Jordan Misja” në Tiranë dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Myrtezai ka punuar në Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës në Shkodër për dhjetë vjet, dhe më pas filloi jetën e tij akademike në Akademia e Arteve të Bukura. Aktualisht ai jep mësim një program studimi në Departamentin Multimedia në të njëjtën në Akademinë e Arteve të Bukura. Ai e përshkruan kështu punën e tij artistike: “Shpesh dilema që e “torturon” (duke torturuar ose ngacmuar me shikimin ose premtimin e diçkaje të paarritshme), artistin përpara një avioni më mban të mbërthyer në kujtesën emocionale që kam në përdorim. Gjithçka përkthehet në ndjesi nga instikti i leximit të aeroplanit sa herë që e kam para meje. Kjo kujtesë udhëtuese përzihet – me dëshmitë e materies me tension vizual të pushtuar “. PJESMARRJA NË EKSPOZITA NË SHQIPËRI DHE NË BOTË Vladimin Myrtezai ka marrë pjesë në shumë ekspozita vetjake dhe në grup artistësh në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe në Galerinë FAB në Tiranë, dhe në shumë qytete të botës si Berlin, Këln, Athinë dhe në SHBA. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në shumë edicione të konkursit ndërkombëtar të artit “Onufri”. Udhëtimi i Myrtezait, mbi një punë të para viteve 90-të. Në një punë të një luftëtari trim, të para viteve 90-të Myrtezai për të krijuar domethënie të reja, fotografon vehten me “kokën e ulur”, para veprës së luftëtarit të lirisë, që ka luftuar për clirimin e atdheut nga pushtuesit. Portreti i luftëtarit është punuar me mjete shprehëse, që tregojnë trimërinë, burrërinë, qëndresën e shqiptarit kundër të gjithë okupatorëve në shekuj dhe në luftën e II-të botërore. E kuqja është ngjyra me të cilën Myrtezai pikturon gjakun që fatosat e lirisë kanë derdhur për vatanin. Kapica tipike e jugut, i jep personazhit në pikturë imazhin e një trimi qëndrestari. Edhe Myrtezia me veshjen e tij, me ngjyrat e rrobave, krijon kontraste të cilat e forcojnë mesazhin dhe simbolikën me të cilat ka punuar pikturën e tij. Po e mbylli shkrimin tim modest për Vldimir Myrtezain me komentin e një shikuesi të kësaj pune të prezantuar në FB: “Punë botërore kjo, sinqerisht është super vlerë që ndodhet në qytetin tim, jam shprehur edhe para 5 vitesh, botërore” (H.H). dhe një koment tjetër: “Të lumtë Mjeshtër … një vepër gjithë vlerë që rezaton dritë” …………. Vladimir Myrtezai, një artist me vlera artistike dhe njerëzore të vecanta, GJITHMONË SERIOZ NE TE GJITHA PLANET DHE SHUME KERKUES, KREATIV……

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.