Nga : Nikolla Spathari
Isha duke redaktuar librin tend me humor shkodran, por ti nuk prite ta nbaroja. Do vije në pranverë dhe do ta botonim këtu, në Shqipëri. Veç gjerat ndryshuan në mënyrë katastofale. Ti, ,i dashur Luigj, e ndrrove kohën e destinacionin dhe ma përplase në zëmër këtë dimër. Unë prisja të merrje rrugën e Shqipërisë, ndersa ti more rrugën e qiellit. Kush të thirri, engjujt? Të thanë se do të të bëjnë yll? Po ti yll ishe. Ishe ylli i poezisë. Me librin e pare zgjove interesin e të madhit Kadare, i cili të shkroi një letër të frymëzuar urimi. Pastaj një letër të dytë, me rastin e botomit të vëllimit të dytë me poezi. Profesor Agran Fico, që shkoi atje, pak para teje, të quante “kryepoet”. Kujtimet më vijnë të gjitha njëheri dhe si administroj dot, edhe për faktin se më përzihen me psherëtima. Nuk më besohet se Luigj Çekaj nuk është më. Humbas padashur mendjen dhe më ngjan se do bier telefonin dhe do dëgjoj zerin e tij:” Hej,dajo”. Por këto janë vetëm vegiime çastesh të hidhura. Realiteti është uluritës. Kur u nisën për në Vukël të Këlmendit, ku shkonte me punë i jati, Luigji nisi të qaj dhe, në mes të lotëve, thërriste: “ Dua dajën”. Ishte vetëm dy vjeç. Unë u dtyrova ti përcjellë deri te Gryka e Lisit. Një vit më vonë arrestuan gjyshin e Luigjit dhe pas ca ditësh dolën për të arrestuar edhe Kolën , babajn e tij. Më këtë mission ishin ngarkuar dy kapitenë : Sejdi (Harap) Miloti dhe Abdyl Bekteshi. Dy kapitenët e kishin futur në mes viktimën dhe gjoja po shkonin në një shërbim. Për çudi Luigji trevjeëar e shpëtoi të jatin. Ai, në atë moment, ndodhej te burimi i fshatit me nënën, (motrën time), e cila po mbushte ujë. Kur sheh të jatin, fillon e qan dhe Sejdi Miloti i thotë ta çojë djalin në shtëpi. Kola, që e ndjente rrezikun,, u fut në shtëpi, doli nga dera e pasme dhe u arratis, i mbuluar nga nata, që po binte. Pra, poeti i ardhshëm. e nisi jetën me një heroizëm. Heroizmin e dytë do ta bënte në oborrin e Degës së Brendëshme të Shkodrës, duke gjuajtur me gur Gjeneral Hilmi Saiti. Jeta e Luigjit, në sistemin totalitar, nisi me peripeci e me peripeci do të vazhdonte. Ashtu ishte koha,. Por shumë heret u dashurua me librin. Ma bënte bibliotekën rrëmuj, por s’ka gjë, ai kështu u njoh me kollosët e letërsisë botërore dhe asaj shqiptare. Bota e madhe e librave e formoi si poet brilant. Talentin nisi ta shfaq që në gjimnaz. Nga kjo, bashkënxënësit dhe profsorët, e thërrisnin “Shekspir”. Megjithatë, gjatë atij rregjimi, arriti të botojë vetëm dy cikle me poezi. Biografia ishte një barricade para çdo talenti. Për vite e vit si hidraulik. Por meraku për shkollën e lartë e brente. Me ndihmën e dretorit të filialit arritëm ta regjistrojmë në fakultetin e inxhinerisë. Mori tre vitet e para, por një shok i tij e denoncoi për çeshtjen a babajt dhe e përjashtuan nga fakulteti. Megjithatë s’ia vranë dot talentin Tronditje , tronditje. Kjo është gjendja jonë në këto momnte. Përpiqem ti ngushëlloj njerëzit e mij, por unë vetë jam i pangushllueshëm… Vdekja pa kohë e Luigjit më ka ra si një gur i rëndë, që nuk e rrokullis dot. Ai kishte shumë plane krijuese, por pabesisht erdhi vdekja.