Tuz,“ Unioni i Bashkive mik i zonjave krijuese dhe guximtare”

0

Sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale e Komunës së Tuzit, Marina Ujkaj bashkë me Drejtoreshën e Organizatës Turistike të Tuzit, Leonora Dedivanoviq pritën sot në takim, këngëtaren dhe prezantuesen e mirënjohur nga Tirana, Orinda Huten si dhe drejtoreshën e Unionit të Bashkive dhe Komunave shqiptare në Rajon, Andriola Kambon.
Ato ndodhen sot në Tuz, për projektin e radhës të Unionit të Bashkive dhe Komunave shqiptare në Rajon – “ Unioni i Bashkive mik i zonjave krijuese dhe guximtare”, i cili ka për qëllim që nëpërmjet promovimit të bizneseve lokale në bashkitë dhe komunat që janë anëtare të UBSHR-së, të paraqitet edhe historia dhe roli i gruas në shoqërinë shqiptare.
Komuna e Tuzit, çdo herë do të mirëpres projekte të tilla, të cilat promovojnë kulturën, traditën dhe historinë e vendit.Komuna e Tuzit!Unioni Bashkive.

V.O , Ky infarmacion është  marrë nga ; Malësia org.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.