Kanë përfunduar dy takimet e javës së 13 të Grupit A, të Kategorisë së Parë.Ku bije në sy humbja minimale e Veleçikut me Dinamon fale atij goli perfekt te brazilianit Diog Da Silva, më këtë humbje Veleçiku është pozicionuar I vetëm ne fund të tabelës së klasifikimit,po kështu është vlersuar e rendësishme dhe fitorja e Burrelit ndaj Beslidhjes së Lezhes.Dinamo ditën e djeshme mposhti minimalisht 1-0 skuadrën e Veleçikut me anë të një ekzekutimi perfekt të brazilianit Diogo Da Silva. Fantazisti brazilian realizoi një supergol me goditje dënimi në afërsi të zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portierit Bajri. Debutim me fitore si trajner i parë edhe për teknikun Olsi Uku i cili arriti mjaft mirë të spostonte frymën e grupit në fushën e blertë pas atyre ngjarjeve që ndodhën me trajnerin Moriero dhe zëvendësin e tij Fabricio Mikolin. Burreli ka triumfuar minimalisht me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj skuadrës së Besëlidhjes me autor Danajn në minutën e 82’, ku parakalojnë në renditje Dinamon në krye të klasifikimit.Me këtë humbje skuadra Koplikase ka çimentuar fundin e tabelës së klasifikimit e vet me me 7 pike, e ndjekur nga Partizani B me 10 pike.Korabi ka barazuar me shifrat 1-1 në shtëpi nga Partizani B. Autorët e golave ishin Bërdufi i Partizanit B në minutën e 22’ dhe pas 5 minutash, ekzaktësisht në minutën e 27’ Xhuliano Skuka ka barazuar rezultatin.Këskisoj ka ardhur koha që Klubi sportive Veleçiku nese deshron të qëndrojnë në kategori të parë , të ndalet dhe të analizojnë hollësisht defektet e ketij grupi lojtarësh, për të ndryshuar jo vetëm rrezultatet në fushën e lojës , por edhe fizonomine e zbeht deri në zvenitje që ka treguar deri më tani skuadra e futbollit Veleçiku. Në fak nuk sështë fundi I botës humbja me një ëmër të madh si dynamo e cila lufton të rikthehet në superlig, por të humbasesh nga njëra ndeshje ne tjetrën është një dukuri që tregon qartazi se diçka nuk funksionon tek veleçiku.