Tuz/Lindon V. Gjelaj:Ja ky kshtë projekti për Malësinë

0
Projekti për Malësinë, i premtuar prej dekadash, ka hyrë në fazën e prokurimit me vlerë 10,660,000 €. Trualli i BL Sukruq, prej 12,000 m², ishte i vetmi me pronësi të plotë (1/1), një kusht kyç për nisjen e projektit, pa asnjë çështje të kontestuar pronësie dhe në emër të institucioneve të Malësisë.Mund të jetë një imazh i 12 persona, persona duke studiuar dhe teksti
Lokacioni ideal ka qenë në mes të Kopshtit dhe QIK Malësia, por kjo pronë u shit nga ish-pushteti i DPS-së. Tash, kritikojnë ata që dikur nuk e realizuan, edhe pse kishin mundësinë për ta realizuar këtë projekt.
Vizioni ynë për Malësinë është shumë më i gjerë se një qendër prej 2,000 m². Ne e shohim Malësinë si një qytet dhe qendër të zhvilluar, që shtrihet nga Nënhelmi dhe Tuzi deri në Dinoshë dhe Omerbozhaj. Kemi një vizion të qartë dhe jemi të përkushtuar për ta bërë atë realitet.
Kuptojmë se jo të gjithë e shohin të ardhmen njësoj, pasi janë mësuar me premtime të kota për 20 vite pa asnjë projekt konkret. Por tani është koha për t’u përshtatur me epokën e zhvillimit të Malësisë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.