TRONDITET SHKODRA, KATËR TË VRARË NË VELIPOJË

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën pak minuta pas mesnatës. Katër persona mbetën të vrarë në plazhin e Velipojës. Një konflikt për hapësirat plublike për vendosjen e shezlloneve çoi në vrasjen e shtetasve Edmond Gocaj dhe Xhovani Gocaj, vëllezër me njëri-tjetrin si dhe shtetasve Kujtim Ferracaku dhe Myzerin Zeneli. Të plagosur mbetën shtetasi Hasan Ferracaku, vëllai i viktimës Kujtim Ferracaku dhe Elmidin Dyli. Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Niko Brahimaj u shpreh se të dy palët e përfshira në ngjarjen e rëndë janë pronarë hotelesh afër njëri-tjetrit dhe pas debateve për shezlonet ka ndodhur vrasja e katër shtetasve….Drejtori i policisë shprehet se është sekuestruar një armë zjarri pistoletë në vendngjarje si dhe kamerat e sigurisë edhe pse pamja nuk është e qartë për shkak të errësirës….Sipas policisë vendore të Shkodrës dy shtetasit që mbetën të plagosur Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli dyshohen  si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur ndërsa në vendngjarje mbërritën një grup i FNSH dhe forcat RENEA. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë me katër të vrarë dhe dy të plagosur në plazhin e Velipojës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.