Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, thirrje qytetarëve për rinovimin e dokumenteve të identitetit. Kryebashkiaku Marinaj aplikoi për rinovimin e ID kartës së tij.Tonin Marinaj – Kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe: Sot unë bëra aplikim për kartë, meqë më kishte mbaruar. Mund ta bëja edhe një ditë tjetër, por erdha sot për të përcjellë te qytetarët mesazhin se duhet që gjithsecili të marrë kartën e identitetit. Përveçse është e nevojshme për të gjitha shërbimet që kryhen, edhe zgjedhjet e 25 prillit po afrohen.Këtu është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile. Përveç kërkesave të herë pas hershme nga punonjësit e Gjendjes Civile, punonjësit e bashkisë, ose nga kërkesa apo kontakte që ne kemi në njësi administrative, u kemi kërkuar qytetarëve të realizojnë këto detyrime që janë tepër të nevojshme për ta.Edhe Ministria e Brendshme, nëpërmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, po realizon takime, duke u kërkuar të gjithë qytetarëve, në çdo bashki, që të pajisen me karta të identitetit, të jenë të gatshëm për zgjedhjet e 25 prillit, por edhe për shërbimet e nevojshme ndaj tyre.Kështu që edhe njëherë unë u bëj thirrje gjithë banorëve të vijnë, të aplikojnë. Zyrat janë të gatshme t’u shërbejnë. Zyrat janë në të gjitha njësitë, jo vetëm në bashkinë e Koplikut. Do të kenë shërbim të shpejtë dhe të saktë. Faleminderit.Bledar Doracaj – Drejtor i DPGJC: Jam së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, në turin që ne kemi filluar nëpër bashki për t’ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Malësisë së Madhe dhe jo vetëm, por edhe të gjithë Shqipërisë, të gjithë ata që po posedojnë një dokument biometrik të pavlefshëm, të skaduar. T’ju drejtohen zyrave të aplikimit pranë bashkive apo njësive administrative për t’u pajisur me dokumentin e ri.Unë falënderoj Toninin që ishim së bashku sot. Në radhë të parë e falënderoj për kushtet e shkëlqyera që u ka ofruar banorëve të Bashkisë Koplik për aplikimin, por edhe për shërbimin e Gjendjes Civile. Janë kushte dhe shërbim shumë cilësor. Duhen vetëm pak sekonda, pak vullnet, të vijnë, të pajisen dhe më pas të posedojnë letërnjoftimin elektronik.Siç e tha dhe kryetari, letërnjoftimi elektronik apo ID karta, nuk është thjesht dokumenti me anë të cilit ne duhet të shprehim vullnetin tonë ditën e zgjedhjeve, por është çelësi, i cili do hapë çdo derë të pushtetit vendor, pushtetit qendror, në institucionet publike dhe private për të përfituar shërbimet më elementare.Gjithashtu, duke filluar, u bë më shumë se një muaj, ne punojmë dhe ofrojmë shërbimin tonë në zyrat e aplikimit për dokumente biometrike edhe ditëve të shtuna. Ashtu sikurse zyrat e shërbimit të Gjendjes Civile janë orientuar dhe ju është kërkuar që në qoftë se ka fluks në sportelet e tyre të qëndrojnë dhe pas orarit zyrtar me qëllim që t’i shërbejmë çdo qytetari edhe në ditët e javës kur ai nuk ka mundësi, ne ju ofrojmë ditën e pushimit për të ardhur pranë zyrave tona. Ka qëënë ky mesazhi që ka percjell kreu I gjëndjes civile Bledar Doracaj.