- Ky shkrim është marrë nga Malësia org.Në nderim të këtij djali malësor i cili me guximin e tij investues , i dha një rrëzë drite më shumë M.Madhe. Tom Bojaj, ishte dhe mbetët , një mik i mirë i gjithë gazetarve edhe në M.Madhe në Sbhqiperi, sepse , ishte një bashkpunues i pashoq.- Redaksia e Revistës “Fjala”
Nga :Fikret Lulanaj
Koherat e ndryshme lindin burra qe simbolizojne periudhen e caktuar.
Padyshim se ne Malësi ne nje periudhe per guximin , vullnetin , patriotizmin dhe punen e vet dallohet Tom Bojaj .Periudha e fundit te shek XX dhe fillimi i shek XXI ne spektrin nacional ishte vendimtar , ku u zgjodhen disa çeshtje madhore kombtare : Kosova u clirua kurse Shqiperia definitivishte u drejtua nga integrimet euro – atlantike .Intelektualet malsor kudo qe ndodheshin dhane kontributin modest ne keto dy çeshtje madhore.
Por , nje malesor ne kete periudhe , kishte enderr ti dhuronte Malesise dicka qe deri atehere si kishte dhuruar asnje njeri. Mundesite materjale i kishte pakta , perkrahjen edhe me te vogel , por dashurine per Malësi e kishte sikurse Skenderbeu per Krujen legjendare . Vendosi qe ne diten me te gezuar per kombin Tone , diten e Flamurit kombtar , me 28 nentor 2001 te leshoj per here te pare ne valet e televiziorit , televizionin e pare malsor .Kishte edhe skeptik per kete hapin e Tij madhor. Por Toma kishte vendosur qe zeri i Malesise dhe Malesoreve tu bashkangjitej pupujve te perparuar . Prej asaj dite e sot , Tv Boin sic e emroj Toma , u be dritarja e vetmje nepermes se ciles Malesija shiqonte boten dhe bota shiqonte Malësinë ne menyrën më autentike. Neper mes kameres intervistoj shume intelektual malsor , shume artiste , sportiste , bujq , blegtor , banor , bukuri ; percielli te gjitha aktivitetet kulturore , nacionale , te rendesishme per vendin tone . Formoj dhe prolloj , shume kamerman , spiker , gazetar . Ndertoj uren qe lidhi mergimtaret me vendlindje , njoftoj Shqiperine e Kosoven se ne nje cep te truallit kombetar eshte fisi Malsor qe prej formimit e deri ne zhdukje te vet , i eshte perbetuar Kombit dhe Atdheut se do te mbes shqiptar.Tome Bojaj mbetet ydhi shendrites qe shendriti Malësinë kur dashakeqat e saj deshten ta lënë ne erresire. Tome Bojaj eshte emri i cili eshte skalitur ne permendoren e atyre heronjeve qe kane bere me se shumti per Malësinë.
Shpirti i Tij ne qiell pushon i qete , sepse ka lënë veper madhore per Malesi , mergimtar e komb.Vepra e njerezve qe jeton pas vdekjes se tyre , themeluesin e ben te pavdekshem . I tille mbetet per Malesi , Tom Bojaj .