“Të lutëm bëhu dhe ti zëri jonë”

0
Gjokë Jaku  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Këto ishin fjalët e një nënë që takova sot.
Tek po shkoja te një klinikë, këtu në Lezhë, më përshendeti dhe më ndaloj një zonjë, një nënë në moshë. Shkëmbyem përshendetjen e rastit dhe më tha se “kam kërkuar me sy të t’shoh”. E pyeta nëse kishte diçka që donte ta ndante me mua, po më tha.
“Besoj se e di që kam respekt dhe besim tek ti, unë dhe fëmijët e mi”, e falenderova.
“S’dua t’ju marr kohë më tha, ama kam një kërkesë: bëhu dhe ti zëri jonë”.
Zonja dhe familja e saj, jeton në lagjen “Skenderbeg”, në një banesë e ndertuar me mund e borgje në vitin 2000. Rreth këtyre viteve, zona e ish- ndermarrjes ushqimore Lezhë, “u popullua” me banesa nga familje kryesisht të ardhur rishtas në Lezhë.
Sot aty rrotull jetojnë rreth 70-80 familje, pra thuajse e gjitha e urbanizuar.
Mirëpo fare pranë banesave të tyre, sot ushtron aktivitetin, një linjë përpunimi të mbetjeve shtazore, krematorium”, që mbledh “lëndë të parë” jo vetëm nga vendi por dhe importon nga jashtë, pronë e bisnes i A. Zusit.
Kjo linjë prodhimi, burim koncerogjen për popullatën aty afër dhe jo vetëm.
Aroma e zierjes së mbetjeve shtazore në temperatura shumë të larta, është “ushqim” për mushkëritë e banorëve, ujrat teknologjikë derdhen në lumin Drin, e prej aty në detin fare pranë.
Situata që përjetojnë banorët pranë këtij subjekti dhe jo vetëm, është e padurueshme, e tmerrshme, vrasëse.
Përsonalisht, për shkak të funksionit, kam bërë përpjekjet e mia duke reaguar përkunder zhvillimit e qenies së kësaj fabrike në qender të banuar.
Sigurisht që duhet kisha bërë më shumë dhe pse thuajse i vetëm në këtë iniciativë, pasi të gjithë përfaqësuesit politikë të Bashkisë e Qarkut, “kanë lyer gishtin” në një formë a tjetër në këtë histori, duke u bërë mburojë e këtij aktiviteti kriminal për jetën e banorëve.
I kam pritur përfaqësues të asaj lagje, kam biseduar me ta, gjithnjë ju kam përseritur: “Protestoni papushim, jeni në të drejtën tuaj”
Mirëpo protesta e tyre, jo vetëm është injoruar, por dhe Policia Shtetit, është sjellë në mënyrën më të padrejtë e dhunuese, polici politike.
Këto ditë shoh që aktivistë, emra të rinjsh, përmes rrjeteve sociale, janë bërë pjesë e zërit e preokupimit qytetar për fatin e jetës së tyre, në kushtet e qenies së kësaj fabrike që prodhon përditë jo vetëm ndotjen e mjedisit, por dhe rrezik real për jetën.
Së pari, dua të falenderoj banorët e kësaj lagjeje, të cilët nuk ndaluan në protestën e tyre dhe pse përballë kanë patur jo vetëm indiferencen por dhe arrogancën e pushtetit.
Së dyti, falenderim për iniciatorët që po bëhen pjesë e mbështetje e komunitetit qytetar.
Së fundmi, në përgjigje të lutjes së nënës që takova sot por dhe si qytetar aspak indiferent, do jem pjesë e kësaj proteste, i bindur në drejtësinë e kauzës së tyre në emër të jetës.
Thirrja ime është të mos ndalemi duke protestuar, denoncuar çdo kënd që pasurimin e tij e vendos në kurriz të jetës së qytetarëve, protestë ndaj çdo pushtetari për veprimin e mosveprimin e tij në dem të interesit publik.
Arroganca e pushtetit po na vret e largon përditë nga ky vend, është joni e duhet reagojmë me forcën e lirisë e të drejtën për të jetuar!
Të gjitha reagimet:

Dile Luka, Rudina Gjoka dhe 107 të tjerë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.