Sot ne kuvendin tone me vajzat e Grate Unioni Mirdita–“Vendlindja na bashkon”

0
234
  May be an image of 11 people, people standing and outdoors                    Deshiroj tju sjell Bardha Dedgjoni nje nga oranizatoret e festes “Vendlindja na bashkon” feste kushtuar dites te emigranteve ne Ungrej Lezhe e zhvilluar dje me 4 Gusht.
1-Bardha si fillim deshirojme te te njohim me nje prezantim tendin…
1- Si fillim dua tju pershendes te gjitheve.
Quhem Bardha Dedgjoni , e bija e Palit dhe e Martes.
Kam lindur dhe j rritur ne Fregen , Lezhe .
Nga nje familje mirditore fisnike me tradita e zakone te pershtatura per te rritur nje familje te shendoshe sic ishim ne, dhe i pergezoj per kete gjë prindrit e mi ; qe hallin e tyre nuk e percollen kurre tek ne ; por vetem me nje buzqeshje gjithmone, kishin s’kishin ato ishin prane nesh sikur si mundonte asgje ,jane prinder per tu admiruar.
Per te folur per nje familje Mirditore; nuk mjaftonin as netet e dimrit; aq shume kam per te thënë për ta,por do permblidhem ne ate qe dua te jete esenca ( uroj qe cdo pasardhes i yni mos te harroje traditat e zakonet e cdo shtepie qe eshte rritur ,duke arritur kete ka marr cdo pasuri qe i kan lene t’paret e tyre)May be an image of one or more people, people sitting, people standing and outdoors
Une jam rritur me dy prinderit dhe motrat e vellezerit e mi. Secili kishte detyrat e tij dhe ne darke mblidheshim te gjithe sebashku rreth sofres, te them te drejten me mungon kjo pjese sepse ne ditet e sotme mungon gjithe ajo ngrohtesi , pasi tani duam sduam ne , nuk behemi dot te gjithe bashke , gjithmone do mungoje ndonjeri , per shkak te angazhimeve dhe jetes larg atdheut. Jemi te shperndare, fatkeqsisht.
Mund te largohemi nga vendlindja jone,per nje jete me te mire, por rrenjet jane veshtire te shperngulen edhe pse fizikisht mund t’mos jesh aty, kur zemra t’ buron mall vendlindje,ska si te mos kthesh koken mbrapa per ti thene asaj ,jemi ketu dhe ste leme ne harres.
2- Na trego dicka per familjen tende te krijuar?May be an image of 4 people, people standing and outdoors
Jam martuar në Spaç Mirditës, sërish ne nje familje mirditore , ne familjen Pepa, ku dhe aty pervec asaj cfare me mesuan prinderit, u rrita dhe mesova akoma me shume.
3-Ku jeton aktualisht dhe me cfare merresh ?
3-Aktualisht jetoj me familjen time ne Gjermani . Kam nje familje te vogel, dy vazja dhe bashkeshorti.
Punoj sanitare tek infektivi
“Evangelisches krankenhaus “ . Kam punuar pune te ndryshme qe nga hera kur kam dale per here te pare ne emigracion , por secila prej tyre me ka pjekur dhe me ka rrahur me veshtiresi e mesime te vlefshme per jeten . Ndoshta shume prej atyre qe se kane provuar, mund tju duket “ fushe me lule “ por nuk eshte e tille . Gjithsesi uroj qe asnje te mos e ndjeje nevojen ti largohet vendit dhe familjareve te tyre. Shpresoj qe te ardhmen ta shohin ne vendin e tyre.
4-Cfare do te thote per nje emigrant vendlindja?May be an image of 2 people and people standing
4-Dua ta permbledh me 3 emra , ndjesi me sakte qe me kane shoqeruar gjithmone
Mall,
Vujtje,
Enderra . (qe tashme kete te fundit mund te them me modesti qe e realizova , ose jam ne hapat e realizimit , pasi deshirat jane shume te medha. )
5-Si lindi idea e festes Vendlindja na bashkon?
5-Malli te pervelon aq larg cdo gjeje sa te gjithe mergimaret kane shume deshira per te bere ne atdheun e tyre,
por na mungon ky organizimi dhe vazhdimisht presim kush do filloje i pari se pastaj vijne nga pas shume te tjere qe e duan kete gje, te ruhen dhe te percillen traditat e Mirdites.
Keshtuqe cdo gje nisi nga nje bisede shume e thjeshte me familjen time dhe miq te mi. Pasi temat e atdheut per ne qe jetojme jashte jane te perditshme e sidomos kur mblidhemi ne darka mes familjeve e miqve.
Ne kemi nje grup ne WhatsApp ” vendlindja na therret” me bashkeatdhetaret tane te zones tone e aty kordinohemi per festen.
Vitin qe shkoj ishte e bukur por kete vit ishte vertete nje super feste.
Gjej rastin te falenderoj te gjithe organizatoret, njesine Bashkiake Ungrej per ndihmen dhe te gjithe pjesmarresit.
6- Si ndjeheni kur ne kte feste mblidhen emigrantet se bashku nga vende te ndryshme dhe se bashku ne nje feste me kenge,valle e muzike festoni rikthimim per pushime?
6-Eshte nje ndjesi shume e bukur , pasi shoh drite ne syte e emigranteve por gjithashtu shoh drite dhe ne syte e prinderve , motrave dhe vellezerve qe jetojne ketu. Kjo date shenon nje bashkim brezash, kulture , tradite dhe shume emocioneve te bukura , larg rutines dhe veshtiresive te se perditshmes.
7-Sa mungon vendlindja?
Emigrimi e bren shpirtin e largesia e shton mallin, si e mbushni jeten me atdhe ne vendin ku jetoni?May be an image of 4 people, people standing and outdoors
7-Une kam dy vajza , dhe qe ne vogeli jam munduar tua ushqej dashurine per vendlindjen e tyre, te njohin historine e atdheut ,te respektojne dhe te ruajne me fanatizem traditen tone. Besoj se ja kam arritur dhe kete e shoh ne deshiren e tyre per te kaluar pushimet ne Shqiperi dhe ne asnje vend tjeter, dhe gjithashtu jane ato qe kerkojne te blejn emblema dhe cdo gje me flamurin kuq e zi. Ne udhetimet tona familjare ne makine vendosen vetem kenge mirditore dhe atdhetare.,madje ato i brohorasin me shume se une .
8-Bardha po vendlindjen a e festoni ne emigrim, a mblidheni si bashkeatdhetare atje?
8-Ndoshta largesia qe kemi dhe angazhime ne pune te ndryshme nuk na e krijojne mundesine te takohemi dhe mblidhemi shpesh. Por sa here na jepet rasti kontaktojne me mundohemi te ndajme dite gezimi me
njeri tjetrin.
9-Ne faqen tone Grate Union Mirdita kemi sjelle gra te ndryshme ye sukseseve te ndryshme sipas fushave,por nje grua organizatore e nje feste ku mbledh emigrantet e nje zone jo per mua kjo eshte suprize.
A mblidheni ju grate se bashku atje per te festuar,per te biseduar per te treguar per punet e bukra qe beni si pershembull kjo feste?May be an image of 2 people and people standing
9’Ne vendin qe jetoj une cdo vit ju tregoj video dhe foto nga festa dhe shoh nje deshire per prezencen e tyre ne vitet e ardhshme. , pse jo dhe kjo te behet realitet .
Kam pasur fatin e mire te njoh gra nga shume treva te ndryshme te Shqiperise dhe kemi ndare kultura me njera tjetren. Kam mesuar gjera te reja dhe ju kam mesuar per vendin tim .
Kjo eshte nje shkembim i shendetshem kulturash dhe jam e lumtur per kete .
Uroj qe e gjithe kjo nisme te behet sa me e madhe , jo vetem ne vendin tim . Kam pare qe organizohen gjera te ngjashme dhe ne fshatra apo qendra te tjera ku mblidhen banoret , te ardhurit, miq e dashamires, por do doja qe te zgjerohej akoma me shume. Eshte si nje dasem e madhe
Me respektin me te madh qe kam per faqen tuaj ,uroj te keni nje sekses sa me te lart ngritni vlera njerzore. Bravoooo te qoft dhe flm qe me perzgjodhet per intervist.
Bardha une ju falenderoj se pari per kte nisme laq te bukur te kti takimi te permallshem e njekohesisht feste.
Vendlindja therret eshte pikerisht titulli i duhur per kete feste.
Vendelindja ka nevoje per bijte e saj.
Uroj qe kjo feste te kthehet ne nje tradite te bukur.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.