Jo vetë kaq sa thot ky reagim i intelektualit Malësor, por edhe fakti se shumë servila të pushtetit të Edi Ramës nxituan të na tregojnë për dobit që do kemi me hapjen e kësaj pike doganore, a thua se ne te tjeret nuk i dijmë se kush do jene dobifituesit.!
Martin Berisha
O tempora, o mores!
Çka pritet dhe cili do te jene hapi tjeter i diplomacise se Shqiperise zyrtare ?
kur ajo; pranon (!) ta quajne ne territor te vet lumin Cem (Cijevna) dhe Trijeshin (Zatrijebač)! duke e legalizuar ate me vetedije te plote.
Ajo si shtet, jo vetem qe leshoi pè por edhe u nenshtrua si subjekt i te drejtes nderkombetare karshi Malit te Zi duke e pranuar ta quajne ne gjuhe sllave dhe jo ne gjuhe shqipe piken e kalimit te perbashket kufitar -Cemi i Trijeshit por Zatrijebacka cijevna!!!
Ne drejten nderkombetare ekziston parimi qe, kur vendosen pika te perbashketa kufitare, shtetet veç e veç kane per obligim te shkruajne ne gjuhe te vet ( pra ne rastin konkret – ne gjuhe shqipe emertimin, toponimin Cemi i Trijeshit) dhe Mali i Zi ne gjuhen e vet, sepse ne kete menyre jetesojne qenien e tyre politike.
Si rregull pika e kalimit te perbashket kufitare do t’u mundësojmë udhëtarëve të kalojnë kufirin shtetëror më shpejt dhe më lehtë, pasi ata do të ndalen vetëm një herë për shkak të kontrollit të hyrjes dhe daljes nga të dy vendet, dhe jo më shumë se katër herë si më parë.
EDHE LDSH KA REAGUAR:
Nëse nuk dinë, pse nuk pyesin
Lidhja Demokratike Shqiptare, si subjekt i përgjegjshem politik, dhe mbrojtëse e promovuese e të drejtave kombëtare, reagon ashpër, lidhur me mbishkrimin në tabelen e pikës së përbashkët kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, “Cemi i Trieshit-Grabom”.
Së pari, ky është një deformim i gjuhës shqipe, përkthim skandaloz i kuptimit, e sidomos i toponimisë, të mos themi edhe tendecioz, nga pala malazeze. Çudisin me këtë rast insitucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë të pranojnë, dhe të legjitimojnë një diskriminim të tillë të gjuhës shqipe, përmes përdorimit të të njëjtit mbishkrim diskriminues, në anën shqiptare, me ç’rast paraqiten tejet inferior ndaj emertimit sllav të këtyre trojeve etnike shqiptare.
Kërkojmë nga institucionet e Shqipërisë, e pastajë edhe të Malit të Zi, që të reagojë, dhe ky “gabim” të ndreqet urgjentisht.
Sherbimi për informim i LDSH