SHTATORET E BIJVE MË TË NDRITUR TË KOMBIT

0
Temë për diskutim nga Rita Shkurtaj  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Na rastis të gjithëve të hypim në trenin ekspres të mendimeve e të ndalemi jo rastësisht në stacionet historike e kulturore, të cilat për çudi janë destinacionet më të zhurshme të momentit. Çuditërisht në këto stacione të tejmbushura me udhëtar mendimtarë, takojmë edhe kritik skeptik që lundrojnë në kohë e hapsirë, në kërkim të dijeve apo në përpjekje për t’i dëshmuar ato.
Secili nga ne, në këndvështrimin personal, rend pas mendimit të tij të peshuar në intelekt të lindur, apo të mësuar në shkollë e në jetë, të diskutojë, të pohojë, apo të mohojë hipoteza që ngjallin më shumë interes për të.
Megjithëse rriskoj, sot do të ndalem në këtë stacion të shtroj një pytje që të marr një përgjigje nga opinioni publik.
SA I KEMI RESPEKTUAR BIJT TANË MË TË NDRITUR NË VENDOSJEN E SHTATOREVE DHE MEMORJALEVE NË SHESHET PUBLIKE?
Marr shkas nga fakti se këto ditë u përkujtua përciptas nga mediat Lukë Kaçaj një nga kolosët e artit botëror me origjinë nga Bajza e Kastratit, për të cilin jemi krenar të gjithë, por që akoma nuk ka një dëshmi publike që e identifikon atë, si një figurë e shquar që meriton mirënjohje lokale, shtetërore e kombëtare.
Dhe sa figura të tilla meritojnë t’i nderojmë e t’i lartësojmë në pjedistalet e mirënjohjes së përjetshme?
Secili të shpreh mendimin e tij personal!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.