SHTABI I GJENERAL NIKOLLA LUBIÇIQIT NË LUFTË PËR SLLAVIZIMIN E KOSOVËS

0

 

Shkruan : Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI

5 prill 1981….

Zanafilla e luftës speciale për ta mbajtur nën robëri Kosovën deri në gjenocid, siç vepruan prap serbët në Sanxhakun e Nishit më 1877 (Nikolla  Lubiçiq, e pastaj edhe Sllobodan  Millosheviq))si dhe Lufta shqiptare në anën tjetër për ta çliruar Kosovën nga robëria serbe (e drejtuar nga Adem Demaçi dhe LPK), do të zgjatë publikisht deri në fund të shekullit XX. Lidhur me këtë, MË 5 PRILL 1981   U THEMELEA SHTABI i gjneralit serb Nikolla Lubiçiq….  NË BEOGRAD SI INSTITUCION I PARTISË, USHTRISË DHE SPB PËR T` I DENUAR DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË 1 dhe 2 PRILLIT 1981.      Kosova ishte vendi më i prapmbetur në Jugosllavi. Në një kiliometer katror jetonin shumë më tepër banorë se kudo në Jugosllavi. Por sllavët donin  të siellin ende sllavë. E me që jeta ishte e vështirë dhe disi shqiptarët fituan njëfar barazie më 1974, por kur dihet se serbi barazi nuk donte dhe të rezignuar e lëshonin Kosovën.Demonstratat shqiptare e 1 dhe 2 prillit 1981 në Kosovë ishin të organizuara nga rinia partiotike shqiptare. Demonstrantët nuk e muarën Kuvendin e Kosovës, nuk e muarën asnjë ministri, as radion dhe televizionin. Çka është më e rëndsishmja, demonstantën në asnjë rast nuk kërkuan ndryshin e sistemit kushtetues dhe shoqëroro politik në Kosovë. Pra, nuk kërkaun kthim të shoqërisë në kapitalizëm. Lidhuer me këtë, Komisioni i Historisë Kosovës kishte debatuar më 5 prill 1981. Aty nga Hakif Bajrami ishte theksuar se demonstratat nuk kanë karakter “kontrarevolucionar“. Pra me forcë mund t` i quani si të doni, (iu drejtua të pranishëmve) por kongtrarevolucionare nuk janë.E vërteta, në anën tjetër, po atë moment kur Ruzhdi Xhaka e mer armen dhe në Besi i djeg TRE kamion me armë të okupatorit, i formon dy çeta të armatosura, kjo do të thot se Demonstratat provuan të kthehen në kryengritje. Por atëherë nuk patëm popull e as organizim të tillë për ta realizuar. E vërteta kjo ngjarje i parapriu veprimit të Mustafë Hoxhës , Komnadant e Mbrojtjës Teritoriale në Llap, i cili do t` i vejë oficerit serbian revolën në gjoks duke i thën, “Duhet për 30 minuta të largohesh nga Kosova“. Oficeri do të pyet kah të shkoi? Mustafa , në Kushumli’’.

Çka zihej në Beograd dhe si i përdorën demonstrat ish Udbashët serbian?Shtabin e Beogradit përbënin: Gjeneral Nikolla Lubiçiq, Gjenerali Graçanin, Slllobodan Millosheviq dhe popi Pavle. Aty, Gjenerali Lubiçiq doli me propozim se ‘’duhet të sllavizohet Kosoova“, Gjenerali Graçanin theksoi se “Demonstratat e `81 në Koosovë janë kontrarevolucionare“. S. Millosheviq, në themelimin e këtij shtabi thelsoi se “Në Kosovë duhet ndryshuar sisetemi kushtetues dhe të gjitha ligjet“. Popi Pavle theksoi se “Në Kosovë kishat janë të rrezikuara“, Ky Shtab do të punojë me aktivitet të shtuar deri më 9 qershor 1999 në fusha të ndryshme antishqiptare. Nëse ivejmë argumentet arkivore para opinionit, të cilat i kamë botuar në 239 vazhdime në “KOSOVA SOT“, më 2007, atëherë e kuptojmë se diverzionet nepër lokale, thyerjen e gurëve të varrezave, diegëjen e Manastirit Pejës, ngacmimet e mugeshave dhe ultësi të tjera, të gjitha i ka organizuar Shtabi i Nikolla Lubiçiqit në kontinuitet. Jo vetëm kaq, nëse konsultohen publikimet e KLDMNJ-ës del se ky Shtab për çdo vit organizonte vrasjen e civilëve dhe ushtarëve shqiptar. Edhe më ulët, Shtabi pati filluar shkatrrimin e të gjitha bustave të shkollave që u kishin ngritë si bje fjala Hasan Prishtina, Shote dhe Azem Galica, 28 Nëntori, Isa Boletini, Kongresi i Manstirit etj.Në administratë dhe vende publike po nuk e kuptove serbishte pasonte një fyerje ndër më të ultat. Madje një UDBASH, zakonishtë ditëve të tregut nepër qytete i rrahte qytetarët pa asnjë faj, vetëm që ta lëshojnë Kosvovën. Në një dokument të këtij Shtabi thuhet se për fillim përqindjen e popullsisë duhet ta siellim në 49% shqiptar, turq, rom, hashkali, egjiptas. Ndërssa serbianët të janë 51%. Më vonë kjo përqindje deri më 28 qershor 1999, parashihej të jetë simbolike, aty kah 4%. Kjo popullsi duhej të ndahje në vijim në dy kategori. Në kategorinë e parë hynin ata persona që ishin të luhatshëm dhe kishin afinitet për t` u konvertuar në sllavë. Në kategorinë e dytë hynin ato familje që duhej deportuar nepër Jugosllavi, e sidomos nepër Serbia, me që rast për një kohë gjenerata e dytë do të ndihej se është serbe.

                          Veprimi i parë antishtetror i Shtabit Lubiçiq më 10 prill 1981

Që në mbledhjen e parë, Shtabi e lëvizi çështjen e vënjës jashtë funkisonit “Dekrertin e 6 marsit 1945“ nga Kryesia e AVONJ-it, për moslejimin përkohësisht të kthimit të ish kolonistëve në Kosovë. Por, me që Dekretin për mos kthimin e kolonistëve sllavë në Kosovë, Kushtetuta e vititi 1846 dhe 1974 e kishin venë jashtë ligjit, kërkesa nga Shtabi i Lubiçiqit iu u drejtua Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Kjo gjykatë do të përgjigjet se: “nuk është kompetente për një çështjen e till”. Pastaj, Shtabi i Lubiçiqit kërkesën e dergoi në Gkykatën Kushtetuese të Jugosllavisë. Edhe kjo gjykatë lëshoi përgjegje negative se: “nuk është kompetencë e saj të mirret me me atë çështje,  sepse Gjykata Kushtetese e Jugosllavisë është kompetent vetëm që të ruajmë kushtetutëshmërinë e shtetit“.

                                Veprimi i dytë i Shtabit Lubiçiq

Shtabi i Lubiçiqit, me kohë e kishte lëvië çështjen e Kthimit të sllavëve në Kosovë qysh më 6 prill 1981. Dhe kështu filloi avantura jugosllave, që do ta destabilizoj tërë pushtetin në Kosovë.Për çdo javë dhe muaj kërkoheshin informata se sa sllavë janë kthyer në Kosovë. Në Kuvendin e Kosovës dhe komitete të LKJ ishin shtabet shtesë për këtë çështje. Po një fakt duhet theksuar se sa banorë në një kilomter katror kishte Kosova e sa Serbia dhe Jugosllavia. Vetëm atëherë kuptohet qëllimi kolonial i Shtabit të Lubiçiqit.

Kur serbët e  vrejtën se nuk kanë mundësi për t` u përballuar me faktet historike avanturën e tyre, veprimtarinë e tyre antishqiptare më 15 maj 1985 në Beograd, dualën me tezën: ` Kombi nënshtrues dhe i nënshtruar“. Me që në simpozium psuan debakël para argumneteve të historianëve shqiptar, atëherë,  çështjen e dërguan në Akadamin serbe dhe prej atje doli Memoranduami i Akademisë Serbe më 1986. Nga ky dokument Millosheviqi e nxorri “PEOGRAMIN JUGOSLLAV PËR KOSOVËN më 1988. E vërteta, Memorandumin e kundërshtoi Ivan Stambolliq, të cilin Millosheviqi e likuidoi në mnyrën më mizore.Si i përgjigjen shqiptarët keësaj politike neofashite serbeMbledhja ilegale në shtëpinë e Fadil Hoxhës më 6 maj 1988,detal historik i panjohurNë Mbledhje i pari e merr fjalën Hakif Bajrami. I nderuari Fadil Hoxha, i ndruari Riza Sapunxhiu, në Kosovë po vazhdon fushata e egër për sielljen e sllavëve në Kosovë. Se çfar qëllimi ka ky programim i Shtabit Gjeneral Lubiçiiqit, tregon fakti se në një kilometër katror në Kosovë jetojnë 205 banor, në Serbi jetojnë 105 banor dhe në Jugosllavi jetojnë 88 banor. Ktë e  argumenton Enti jugosllav i statistikave 1981-1991..Sipas një burimi shtesë në Kosovë më 1948 jetonin në një kilometër katror 67,20 banor. Më 1981 jetonin 145, 25 banor. (Vjetari statistikor i Republikës Kosovës, 2021, f. 14). \ndërsa në Serbi më 1948 jetonin 73, 9 banor. Më 1981 jetonin në një kulometër katror jetonin 105, 4 banor.(burimi Statistiçki godisnjak Srbije 1995, f. 35). Në Jugosllavi më 1948 në një kilometër katror jetonin 61 banor, kurse më 1981 jetonin 87,7 banor.(burimi Statistiçki godisnjak Jugosllavije 1985,f. 12)Shtrohet pyetja, në Serbi dhe Jugosllavi kishte sieprfaqe toke sa të duash për me umarr me bujqësi dhe për t` u punësuar kudo në punë.. Por në Kosovë, me qellim të SLLAVIZIMIT , po dërgohen nëpunës, udbashë e policë, të cilët për një kohë rekorde (1981-1983), në Kosovë i hapën 750 000 dosje kundër shqiptarëve. Kjo tregon se sllavizimi i Kosovës po paralajmërohej me të gjitha mjetet. Edhe një fakt. Kosova më 1981-1989 i kishte vendin e parë në Evropë për kah të burgosurit politik. Ose më tepër kishte të burgosur politik shqiptar në Jugosllavi se sa në tërë Evropën.Si silleshin sllavën për t` u punësuar dhe jetuar në Kosovë 1981-1999?Siellja e sllavëve të ri në Kosovë është bërë obligative dhe për këtë e kanë ngarkura Refik Agajan që të raportoj në Federatë për çdo muaj. Ky operacion i ngjanë kohës 1938 kur u ligjsua se shqiptari mund t` i ketë 40 ari tokë ndërsa sllavi deri 45 hektarProblem tjetër është sulmi kundër historisë, gjuhës shqipe dhe muzikës. Çdo gjë po hetohej dhe kur nuk kishte prova pasonin trillimet e kohës së Rankoviqit, me të ciilat hapur po drejtonin: Spasoje Gjakoviqi, ish shef i OZN-ës për Kosovë, Çeda Mijoviqi, Çeda Toplalloviq etj. Grupin shqiptar që i ndihmon terthorazi e apo drejtë për drejtë ishin: Ali Shukriu, Kolë Shoroka, Sinan Hasani, Rrhaman Morania dhe disa piksa tjerë që për çdo ditë përmes TV Prishtinës e sulmonin çdo pjesë të historisë shqiptare. Por, ju them se rinia dhe klasa punëtore nuk do të i durojë më dhe shumë shpejtë,  disa intelektual do të fillojmë aksionin e PAJTIMIT Kombëtar-Pajtimit të gjaqeve. Kjo do të thot se pas të kryhet ky aksion do të pasojë diçka edhe më serioze, do të themelohet UÇK. Me këtë është menduar në luftë të armatosur, që doli në sqenëm historike si UÇK më 1993. Në realitet UÇK –ën ilegalja patriotike shqiptare e ka paralajmëruar më 1988. Pastaj, aktivitet ka zhvilluar edhe UNIKOMB-i drejtuar nga Halil Alidema etj. Sidomos DIASPORA shqiptare do të vihet në ofenzivë ptriotike, më 1989-1999.Në vijim e mer fjalën Fadil Hoxha i cili shprehet se edhe neve kemi ba gabime jo të vogla. Ua kemi lanë hapsinën shovinistave serbian e malazez. Më kujtohet se Vlladimir Bakariqi pati intervenuar dy herë duke pyetur se çka është kjo histeri kundër të gjithë shqiptarëve. Nëse vazhdohet kështu, shqiptarët do të rrebelohen. E besa ne duhet ta dijmë se nuk është koha e Avni Rrustemit. Por është mbushë shqiptaria e Kosovës me Esat Pasha , aludon në katërshin-Ali, Kolë, Sinan dhe Rrahman. Thekson se Azem Vllasin e kanë qëllimin më e menjanue nga politika. Po ky Fadil Hoxha në do të pajtohet me Adem Demaçin, duke e pranuar përgjegjësinë që i tokaonte dhe duke kërkuar falja.Flet Rizah Sapunixhiu, Neve tani informtatat na vijnë të klsifikuara. Përfaqsuesi slloven nuk i lexon por vetëm i shtin në çantë. Kurse kroati ato vende ku janë pikat ua lexon publikisht. Fjala është për dyshime ndaj shqiptarëve se do të ngritën në kryengritje në stilin e Tahir Mehes në Drenicë.Takimi mbaroi me një porosi, se duhet ndryshuar polika kadrovike në Kosovë.Pse u përpilua “Programi Jugosllav për Kosovën“ qysh më 1987?Programi u përpilua që tërë veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit të maskohet kinste për kthimin e sllavëve në Kosovë, e ku merrnin pjesë  të gjitha republikat. Atë Program e pati përkrah edhe Këshilli Ekzekutiv Federativ dhe i pati publikuar shifrat e mjetetve finansiare për realizim. Në lëdhje me këtë në dokument konfidensial thuhet se me realizimin e Prormait tash e tutje do të drejtojë Sllobodan Millosheviqi (11 maj 1989). Në shtabin e tij hynin edhe Nilolla Shainonoviq, Stoilkoviqi, Zh. Igiqi, Dushan Ristiqi etj. Kuptohet se pas 23 marsit 1989 Millosheviqi e kishte shfaq hapur rreshtimin e tij dhe këtë shqiptarët e kuptuan në formën më serioze. Të gjitha detyrat që duhej zbatuar silleshin si propozime  nga tereni. Në realitet, Millosheviqi ia shtron Jugosllavisë 90 detyra, por atro do të mbesin vetëm një `shuzë` në letër, sespe pasoi shkatrrimi i LKJ dhe ngadal edhe i segemneteve tjera shtetrore. Edhe pushteti marionetë në Kosovë pati përpiluar program special. Në atë Program ai pushtet ishte zotuar se do t` i kryen 33 detyra në interes të kolonializimit serboamdh. E vërteta, shumë krimnelë që u lëshuan nga burgjet do të vijnë në Kosovë, do të punësohen dhe do të marrin banesa luksoze. Ato pas disa muajëve do t` i shesin dhe pas tyre vinin sllavët tjerë.Fillon etapa e sllavizimit të institucioneve dhe largimi i shqiptarëve nga punaMë 1990 në 87 instutucioone të Kosovës u instaluan masat e dhunëshme dhe drejtimin do ta marrin serbianët. Në disa organizata ishin të pranishëm edhe disa shqipfolës. Por prezenca e tyre ishte vetëm sa për dekor, për t` iu treguar të huajëve se `ka edhe shqiptarë në drejtim të pushtetit”, neofashist.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.