Lukë Luka
(Lexoni ma shume se dijet jane testament i nji brezi per brezin tjeter) SENEKA
Nji titull qe te befason. Pse asht thirre ky qytet i lashte , djep?!
Gojdhana figurativisht spjegon se shkodrani, sapo kishte lind, nuk kishte shtrat me u vendu, por nji djep ne te cilin rritesh tuej u perkund! Prandaj u quejt djepi i kultures.
Ne nji shkrim te tij, Frederik Ndoci ka rendite e permend shume figura te shqume me origjine malesore prej Dukagjinit, prej Shllakut si dhe prej Malesise se Madhe e Miredites (Treva keto te cilt historikisht i kane perkite Shkodres), dhe personazhet u perkunden ne kete djep!
Mevlan Shanaj, me te drejt, ka ba pyetjen: ” A ka nga Shkodra ndoj artist? Te gjithe qenkan nga Dukagjini?!..”
Po ka edhe prej qytetit e katundeve perrreth.Le te kujtojme disa
( Jane shume! Une po shenoj sa me kujtohen ne kete postim modest me dashni per qytetin tem):
Shkodra ne menyre figurative mund te krahasohet me nji lis te madh, me rraje te thella, ku prej degeve te tij ka shpernda kulture, intelektuale, shkrimtare, poete, piktore, muzikante, aktore, sportiste, tregtare etj.etj.
At Martin Gjoka (muzikant),Gjon Kujxhija (kriju vepren e pare etnomuzikologjike ),Pjeter Dungu (kompozitor), Palok Kurti e i biri Leci (muzikant),Ramadan Sokoli(muzikolog), muzikantet nga oazi i Shkodres per Tiranen si Cesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi e sa esa kangetare , aktore teatri e kunematografije, sportiste etj.etj.Vazhdojme me figura si Arshi Pipa, Qemal Dracini,Zija Shkodra (studjues), Besnik Sylja, Gjovalin Gjadri, etj.Piktoret me Idromenon, Simon Rrota, Kolombi, Ndoc Martini, Kel Kodheli, Dodmasej,Lulani etj.
Nuk duhet harru Roza Kakarriqi (grueja e pare shkodrane qe debutoj si aktore) apo Zef Jubani i Harpagonit , deri te ma i riu Ymer Bala.Rrok Zojzi( themeluesi i shkences se etnografise), Gezim Uruci (speciolog), skulptori Ferid Kola e me vazhdu me familje te tilla si Muzhani( per industrine e pambukut), Dragusha (te miellit)Parruca etj.etj.Shkodra ishte nji pus i thelle pasunije!