Qeveritarëve tanë, “u lejohet çdo gjë, sidomos, ato që janë të ndaluara me ligj”

0

Nga: Marash Gilaj

Kur e pyetën, njohësin e mirë të ligjeve dhe të komunikimit, amerikanin Newton N. Minow, se si zbatoheshin ligjet në disa vende të Evropës dhe më gjërë, për njërin prej tyre , shumë kohë më parë, ai qe përgjigjur me ironi kështu: “ … under the law everything is permitted, especially that wich is prohibited.” ( sipas ligjit, çdo gjë është e lejuar, sidomos, ato që janë të ndaluara).Ky titull m’u duk se i shkonte për shtat edhe situatës në vendit tim, për kohën që jetojmë.Lejimi i veprimeve dhe mosveprimeve në kundërshtim me ligjet e vendit shkakton padrejtësi të madhe e të padurueshme. Është provuar dhe askush më mirë se shqipëtarët nuk e dinë se aty ku nuk ka drejtësi, ku shkelen ligjet nga qeveritarët, shteti i ngjan një bande hajdutësh e kriminelësh.Edhe në kohën e Qoftëlargut, në diktaturë, kishim ligje, prokurorë e gjykatës, por dënimet bëheshin me urdhër partie. Pasi vdiq Tarrasi, pasardhësi i tij, Alia, u betua te ai varr, se do të ndiqte rrugën që kishte përcaktuar themeluesi dhe  që e quajti “Rruga e Vazhdimësisë.” Dhe ashtu ndodhi. Dy-tre herë e ndërroi emrin partia, demek, si kur po ndryshonte diçka, por në praktikë e në mentalitet mbetej idea djallëzore: “ ndrysho gjithçka për të mos ndryshuar asgjë”. E tillë ka mbetur edhe sot. Rilindasit “e mëdhenj” ringjallën të shkuarën. Vërtetuan se nuk mund të shkëputeshin nga e kaluara, nga trashëgimia komuniste, duke u munduar të na bindin se “ata ishin në rrugën e duhur të historisë.” Vazhdimi i politikave të Enverit dhe Ramizit duket si vënie në jetë e amanetit të tyre.Për të shkelur mbi çdo ligj dhe mbi kushtetutën, me ndihmën e Sorosit, në fillim e shqyen drejtësinë, pastaj e kapën, të mbrojtur nga ombrella vetingashe pa kursimin edhe të nderkombëtarëve. Drejtësia e re me rregulla të vjetra dhe me përfaqësues të diktaturës ngjante me muratorët e ferrit që pastaj donin të krijonin parajsën, gjë që duket e pamundur. Pa filluar punë, “drejtësia e reformuar” u sëmur keq, sikur e kapi një nga simptomat e Covidit, sepse i iku nuhatja. Dhe kështu aftësitë iu cunguan pa na bindur se “askush nuk është mbi ligjin.”Shqipëria e ndodhur në këtë derexhe, po provon mbi kurriz gjithçka të jashtëligjshme. Rreth 6 vjet më parë, Parlamenti I Shqipërisë miratoi “Ligjin e Dekriminalizimit” për të përjashtuar e moslejuar futjen në kuvend e bashki të personave me të shkuar kriminale. Edhe pse ai ligj nxorri jashtë loje disa eksponentë të rëndësishëm si deputetë, kryebashkiakë apo anëtarë këshillash e zyrtarë të tjerë, rilindasit vazhduan të shkelnin ligjin duke rekrutuar të tjerë të ngjashëm. Sot që po shkruajmë kemi disa bashki pa kryetarë, 99% e tyre moniste, gjë që tregon se shkelja e ligjeve vazhdon, se ato, edhe pse janë votuar edhe nga vetë kriminelët, nuk zbatohen. E paligjshme është edhe shitblerja e votave, por ajo sa vjen e bëhet më problematike. E paligjshme është t’u thuash policëve hidhni kapelet pas punës dhe mblidhni vota për ne, por ajo, për partinë – shtet duket normale. Kur hap një tender për të blerë një kapelle policit me 350 euro copën, çfarë mund të bësh tjetër më korruptive?! Në kundërshtim me ligjet u lejua që e gjithë Shjqipëria të mbillet me drogë, nën kujdesin e qeverisë dhe të policisë, duke zënë vendin e parë në Evropë. Tani, droga speciale vjen me banane, me peshk ose shpërndahet me pica etj. Droga të bën të lumtur, të mbush me para, të sëmur, të vë në gjumë që të mos kesh kërkesa të tjera dhe shpesh të vret. Vriten trimat për larje hesapesh. Krimi mbështet qeverinë dhe e financon, kur me të bashkëpunon. Oh sa lezet! Lejohet korrupsioni deri në nivelet më larta, por atë nuk mund ta luftojnë krijuesit e tij. U lejuan zgjedhjet moniste lokale, shembja e teatrit si monument kulture, parlamenti me 122 deputetë, legalizimet e paligjshme, tenderat sekret,koncesione të jashtëligjshme,inceratorët e plehrave, PPP-të, vaksina të pacertefikuara lejohen patronazhistët të nderhyjnë në privatësinë e secilit, ndersa i pari i katundit i përshëndet e i uron për kontributin që dhanë në zgjedhje për partinë nënë. Paligjshmëri është edhe  betonizimi i Tiranës apo qyteteve të tjera duke i bërë ato të pabanueshme, me ajër tepër të ndotur. Jetojmē në vendin , ku blihet deputeti, vendi i punës , diploma dhe lulëzon ryshfeti. Një destabilitet i kthyer në normalitet. Gjëndje mjerane afrikane.Kur mungon demokracia, për pasojë, mungon drejtësia dhe liria. Ligji i paligjshëm kundër shpifjes, si neni i famshëm 55 i kohës hoxhiste, mbyllja ose blerja e mediave që kritikojnë qeverinë, po i kushton këtij populli fukara qindra milionë euro siç është rasti me mbylljen e Tv Agon. Është e paligjshme të ndertosh 1 km rrugë me 20 milion euro, por qeveria po e lejon. Nëse rilindasit u pasuruan shpejt dhe pasuria e tyre nuk justifikohet, atëherë drejtësia le të ndjekin paratë që të zbulojë hajdutin, grabitsin, të korruptuarin. Paligjshmëri është edhe pastrami i parave,rritja e borxhit publik, pa njohur tavan, por edhe kjo lejohet, sepse askush nuk është mbi ligjin, vetëm partia dhe Maliqi. “Pasuria e të pasurve është krijuar nga ferri i të varfërve”, thoshte V. Hygo. Dihet, gjithashtu se të ardhurat e jashtëligjshme sjellin në pushtet politikanë të jashtëligjshëm dhe politika të kundërligjshme, varfëruese e poshtruese për njeriun e ndershëm e të drejtë.“Peshqit e mëdhenj” nuk i kapim sepse ata pjellin të vegjlit. Rilindja nuk do ta shfaros farën e tyre. Pataj, me se do të merrej policia, drejtësia sorosjane?Edhe të punësuarit e përkohshëm para zgjedhjeve ishin të jashtëligjshëm , por qeverria nuk pyet. 189 000 arriti numri i të punësuarve në administratën shtetërore që të siguronim më shumë vota. Këta bashkëpunojnë me krimin dhe hiqen sikur po e luftojnë. Pra, duke arsyetuar pak më thellë, ti “fitove duke humbur”, thotë një fjalë e urtë. Ndaj, mos u gëzo. Këta pashallarë të kohërave moderne shpërfillin çdo ligj dhe moralin, injorojnë e përbuzin çdo formë të jetuarit me dinjitet. Ky standard nderon më shumë kriminelin dhe hajdutin se sa intelektualin dhe njeriun e ndershëm.Edhe pse duhet të kishin dhënë dorëheqje me dhjetra herë për skandalet, për shkeljet e ligjeve, për dështimet në çdo fushë, të kishin bërë zgjedhje të reja, sepse në Kosovë, Greqi, itali apo Maqedoninë e Veriut ka pasur mjaft raste të zgjedhjeve të parakohëshme. Ndersa ju përsëri ndihen krenarë për fajet, krimet dhe turpet që keni bërë.Shpopullimi i Shqipërisë për shkak të varfërisë, rrogave e pensioneve të ulëta, mungesës së perspektivës, paligjshmërisë e pasigurisë e ngarkon qeverinë me faj që shkon deri në krim.Përderisa përkrahet horri, krimineli, i pandershmi, atëherë arrijmë në konkluzionin se nuk ka dëshprim më të thellë për një shoqëri se sa të konstatosh që të jetuarit me nderë qënka e kotë. Duke vrarë shpresat e rinisë, të popullit tënd, duke i bërë indiferent, ua ke mbushur mendjen se në këtë vend nuk jetohet, se asgjë nuk do të ndryshojë për mirë, por e kundërta, atëherë, ti ke bërë krimin më të madh si qeveri, duke shkelur me të dy këmbët mbi çdo ligj, mbi Kushtetutën dhe moralinNë këtë situatë, njeriu i pandershëm, me qesendi, të thotë se ndershmëria nuk është edhe aq fitimprurëse. Sepse ashtu i rezulton atij, i tillë është mjedisi.Të gjitha këto “të mira” na kanë ardhur nga ky sundues i pagabueshëm, i gjithëditur, i dashuruari me vetveten si Narcisi, nga një “Ters si Tersiti”, nga politikat e tij okulte e perfide. Na kanë ardhur nga ai që nuk njeh gabime as faje dhe se duke u ndjerë i tillë, nuk mund të përmirësohet kurrë. Vetëm i thellon dhe le të kuptohet se kjo, tashmë, është zgjedhja e tij. Këta tipa nuk durojnë rregulla as ligje. Arroganca dhe injoranca janë bija të një nëne.Por nuk duhet të përulemi para padrejtësisë që të mos humbim pafajsinë dhe nderin tonë të nepërkëmbur. “Heshtja ndaj së keqes është tradhëti”, thoshte Martin L. King.

  Gusht 2021

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.