Shirokë, festa e Shën Rrokut/ Shkodranët “ndahen” me Liqenin

0

Besimtarët e krishterë kanë kremtuar festën e Shën Rrokut. Ajo mbahet cdo vit në datën 16 gusht. Kremtimet kanë nisur me procesionin tradicional përgjatë Shirokës.

Procesioni përfshinte rrugëtimin e banorëve, të udhëhequr nga kryqi me ikonën e Shën Rrokut, nëpër vendet kur dikur kalonte prifti i tyre i shenjtë për të shëruar të sëmurët.

Pas proçesionit besimtaret marrin pjese ne kremtimin e meshes se shenjte ne kishen kushtuar Shen Rrokut.Mesha u mbajt nga imzot Angelo Massafra.Mesazhi iu drejtua besimtarëve, për të qenë më të mirë dhe në ndihmë të njëri tjetrit. Monsinjori u lut edhe për të infektuarit me Covid 19“Po kremtojmë një festë të rëndësishme. Shën Rroku ishte symbol i të mirës, dhe sakrificës. Ashtu sikurse e tregojnë edhe pamjet tek statuja e tij, ai ishte i i prekur nga murtaja. Mirëpo asnjeherë nuk u ankua dhe u shërbei të tjerëve që ishin të sëmurë.Ai nuk mundi as te ushqehëj, dhe Zoti tregoi një ndër mrekullitë e tij, teksa i dërgoi një qen i cili mbante ushqim. Ne duhet të përngjasojmë me Shën  Rrokun, duhet të jemi më të mirë me njeri-tjetrin dhe t’i gjendemi në nevojë. Po jetojmë një situatë të vështirë dhe kemi nevojë per solidaritet. Një lutje të veçantë e drejtoi edhe për të infektuarit me covid 19, që kjo pandemi të kalojë sa më parë.”

Historia e Shën Rrokut shkon edhe më tej. Banorët pas datës 16 gusht nuk lahen më në liqenin e Shkodrës në respekt të priftit.Gojëdhëna thotë, se para dy shekujsh ky prift ndaloi vdekjet masive nga mortaja.Banorët e lagjes “Shirokë” po vijojnë traditën e nderimit të përvitshëm të Shën Rrokut, duke ndërprerë plazhin në ujërat e Liqenit të Shkodrës, buzë së cilit ata jetojnë.Pavarësisht se uji i liqenit është ende mjaft i ngrohtë, përsëri banorët e “Shirokës” nuk lahen më aty deri sezonin e ardhshëm veror, në respekt të një gojëdhëne shekullore, sipas të cilës nuk është mirë të lahesh në ujërat e Liqenit të Shkodrës pas datës 16 gusht.Nga ana tjetër, banorët e vjetër të lagjes “Shirokë” shprehen se ndërprerja e larjes në ujërat e liqenit është një shenjë nderimi dhe sakrifice për shenjtin e tyre Shën Rrokun, një prift francez, i cili, sipas gojëdhënës së trashëguar brez pas brezi, para rreth dy shekujsh kishte shpëtuar banorët e kësaj zone nga mortaja.Në atë periudhë Shiroka ishte përfshirë nga sëmundja e kobshme dhe vdekjet po shfarosnin popullsinë.Po sipas gojëdhënës edhe emrin Shiroka e kishte marrë nga Shën Rroku. Pas kësaj lutje, që përkon më datën 16 gusht, vdekjet u zhdukën si me dorë dhe banorët vendosin që këtë datë ta kishin festën më të madhe të tyre me emrin e priftit.Që nga ajo ditë, për rreth dy shekuj, shirokasit jo vetëm që nuk lahen në ujë, por e festojnë si ditën më të shenjtë të tyre, duke organizuar dreka të bollshme, ku dyert janë të hapura, si për banorët e zonës, ashtu edhe për të ardhurit nga qyteti i Shkodrës.Por përveç festimit, shirokasit bëjnë edhe ritualet fetare për shenjtërimin e kësaj dite dhe respektimin e Shën Rrokut.

Shën Rroku, lindi në Francë, ndërmjet viteve 1346/1350 dhe vdiq në Voghera(Itali), natën ndërmjet 15 dhe 16 gushtit 1376/1379.Ai qe një pelegrin francez dhe nderohet si shenjtor i Kishës Katolike. Është mbrojtës i shumë qyteteve dhe vendeve. Është shenjtori më i njohur, që nga Mesjeta e këtej, si mbrojtës nga murtaja e tmerrshme dhe semundjeve infektive.Legjenda tregon se Shën Rroku ka qenë edhe në Shqipni, në Shirokë, e këtu asht ruajtur deri vonë një man i cili rridhte prej pemës që vetë shenjti, simbas rrëfimit legjendar, kishte mbjellë dikur.Mungojnë të dhanat historike për këtë vizitë të tijën, bile ato që jan e përjashtojnë nji gja të tillë. Por asht fakt, që nji shenjt i tillë që mbronte popullsinë e gjysmës së Europës prej sëmundjeve të randa virale, nderohej edhe tek ne.

Sot përvec kremtimit të meshës së shenjtë dhe lutjës së Besimtarëve, Shirokasit vijojne me ndalimin e shfrytëzimit të Liqenit të Shirokës për t’u larë. Deri në Maj të vitit të ardhshëm askush nuk lahet në Liqen.NA.al

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.