Në sallën e aktiviteteve pranë Bibliotekës Publike “Marin Barleti” u mbajt promovimi i librit “At Ambroz Marlaskaj, Apostull i Krishtit dhe Kombit” i autorit Ndoc Frroku. Aktiviteti u moderua nga Majlinda Laçej, e cila foli në lidhje me figurën e At Marlaskajt si dhe për veprën e Frrokut. Lidhur me veprën shprehën mendimet e tyre Monsinjor Angelo Massafra dhe Ali Laçej.
E pranishme në këtë takim ishte edhe Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Teuta Qyteza Shala, e cila gjithashtu përshëndeti dhe foli në lidhje me figurën e At Marlaskajt dhe kontributin që autori Ndoc Frroku ka dhënë nëpërmjet veprës së tij.
Pjesë e rëndësishme e promovimit ishte edhe ekspozimi i materialeve arkivore si dëshmi të cilat janë gjithashtu pjesë e monografisë “At Ambroz Marlaskaj, Dishepull i Krishtit dhe Kombit”.
Në mbyllje të promovimit, autori Ndoc Frroku dhuroi nga një kopje të librit të tij për të pranishmit.