Priftit italian bie ne dashuri me vajzën shqiptare.. Por ja cfare i ndodhi me tej..

0

Në ‘Vanity Fair Italy’, në rubrikën e veçantë të letrave dhe dërgesave të historive njerëzore, një prej tyre ka bërë shumë përshtypje.Bëhet fjalë për historinë e Albanës dhe Giuseppes. Albana ishte një emigrante shqiptare që si të gjithë ju drejtua vendit fqinj për një jetë më të mirë në 1999-ën dhe ja kështu u njoh me Giuseppen, asokohe prift.Ai strehoi nënën dhe të renë duke i ndihmuar dhe punësuar si asistenten e tij në punët e përditshme.Me kalimin e kohës, lidhja me Albanën vetëm u fuqizua dhe pas një viti qëndrim në Itali, asaj i vjen lajmërimi për nisjen e proceduarve të dokumentave.Giuseppe vendosi ta ndihmojë dhe la pasdore detyrat e tij, ndërkohë nuk u zëvendësua në kishë, ndaj kur mesha e së dielës nuk u mbajt sepse prifti nuk ishte i pranishëm, gazetat lokale, nisën të shkruajnë duke e quajtur ‘prifti në arrati’. Çfarë ndodhi më tej?Nga shoqëria që kishin ndjerë për njëri-tjetrin, diçka ndryshoi. Albana i kërkoi të ndërtojnë jetën bashkë dhe ai hoqi dorë nga detyra si prift për të.Aq i rëndë dhe i pakonceptueshëm ishte ky vendim për personat që jetonin në qytezë saqë filluan të gjuanin me gurë në shtëpinë e Albanës.Ajo e perjetoi keq këtë situatë dhe u shtrua në spital psikiatrik për pak javë. Të dashuruarit gjithsesi u martuan, por u largan nga qyteti dhe filluan një jetë të re me njëri-tjetrin.

Tani pas 20 vitesh martesë, jemi më të lumtur se kurrë”, shkroi Albana në përmbyllje të letrës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.