POLICIA E SHTETIT NDERON NË 109 VJETORIN E SAJ MALËSORËT ARBEN DASHI E AGRON RAMÇAJ

0

Në ditën e 109 vjetorit të Policisë së Shtetit   janë sjellë  në kujtesë moment  historike  të shërbimit të kësaj policie  ndaj qytetarve, nderkaq  edhe  është  vlersuar  roli i policisë, por edhe i punojsve të saj . Kështu Ministri i brëndëshëm  Bledi Çuçi   ka vlersuar me Medalje Nderi  Drejtorin e Drejtorisë së Krimeve   në Ministrinë e Brëndëshme  Koplikasin  Arben Dashi. Ky vlersim për Arben Dashin  konsiderohet, një nder  , dhe krenari  për çdo Malësor, mbasi ëmri i tij   në policinë e Shtetit ka qënë përherë një ëmër  Ndderues , dhe krenari  për të gjithë . Arben Dashi  ky djal  Malësie, i cili  rrjellë nga një familje  me traditë, me culture , me  vlera të veçanta , i cili falë punësë së tij   profesionale dhe përkushtuese  ka treguar se është një nga  djemt krenari  e familjes së respektuar  të Col Cufit ( Dashi), jo vetëm në Koplik  por në të gjithë trevën M.Madhe.Policia e shtetit festoi themelimin e saj edhe në Shkodër. Në drejtorinë vendore drejtori i policisë Hamdi Fjora tha se 109 vjetori është një ditë e rëndësishme ndërsa vlerësoi kontributin e çdo efektivi.Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni tha se sfida e policisë mbetet lufta ndaj krimit.Gjatë ceremonisë së 109 vjetorit, tre efektivët policie u nderuan me certifikatë mirënjohje, shefi i komisariatit Paulin Çupi dhe dy efektivët Alketin Marku dhe Agron Ramçaj.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.