“Përvjetori i dashurisë”/ 17 maji, dita kur Basha u shit te Rama

0

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në gati tetë vite, ajo që ka bërë si drejtues i PD-së është dështimi i çdo kauze, tradhtia ndaj demokratëve, duke e çuar forcën më të madhe opozitare nga humbja në humbje.

Për herë të parë në historinë e demokracisë në Shqipëri, PS mori tri mandate radhazi, dhe PD tri mandate në opozitë. Dhe kjo falë Lulzim Bashës dhe “misionit” të tij, të cilin duket se e ka arritur në “perfeksion”.

Por, kush është pikënisja e dështimeve të Lulzim Bashës?

Në fakt, duket se pikënisja e “halleve” të Lulzim Bashës, është pikërisht 17 maji i vitit 2017, dita kur u shit te Rama, e cila me sa duket është si një “hije e zezë” që vijon ta përndjekë.

Në 18 shkurt të vitit 2017, pra në prag të zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike, e udhëhequr nga Lulzim Basha, filloi një protestë në Tiranë, e cila vijoi për rreth tre muaj në çadrën e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytetin e Shqipërisë, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve parlamentare.

Lulzim Basha më 17 maj, pas pazarit me Edi Ramën, brenda pesë minutash pasi kaloi mesnata, dërgoi në KQZ një listë kandidatësh për deputetë, që askush nuk e dinte dhe Luli nuk kishte thirrur as kryesinë dhe as institucionet e tjera të partisë për të diskutuar këtë listë.

-Sot ditë  feste e përbashkët PS dhe PD .” Dashuria” e Rames    me  Bashen…

Nuk bëre keq me ftesën, por mos u çudit me përgjigjen - Politika

 

 

 

Lulzim Basha mori gjysmën e Qeverisë, hyri në zgjedhje me një listë skandaloze, dhe PD-ja pësoi një humbje katastrofike me rreth 230 mijë vota më pak se ditën që doli në opozitë, në 2013-ën.Vazhdojnë sulmet dhe kundërsulmet Rama-Basha për 'Shtëpinë e Verdhë' - Exit | Shpjegon Shqipërinë

 

Por, për Lulzim Bashën kishte vetëm “fitore”.Lulzim Basha fitoi 16 milionë eurot e pallatit të vjehrrit të ndërtuar në rërën e detit Jon në Vlorë, bizneset e familjes së tij për çudi pësuan rritje, ndërsa demokratët pësuan humbje të njëpasnjëshme.Ndërsa sot, pasi ka ikur me turp nga PD-ja, pas dështimesh të njëpasnjëshme, ku gjithmonë ai “fiton”, por ia vjedhin votat, me sa duket Basha feston në heshtje “përvjetorin e dashurisë” së tij me Kryeministrin Edi Rama./

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.