“Doktorin kudo ku ka demokratë të vërtetë e shqiptarë patriotë do ta presin mirë e me përkushtim e padyshim Kukësi e kukësianët e kanë treguar vehten që janë me PD e Doktor Berishën!!!”, shkruan një prej demokratëve në postimin e Nokës.Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar se “Foltorja” e radhës do të jetë, ditën e martë në Kukës.Gjatë gjithë takimeve me demokratët, një nga përkrahësit e lëvizjes së Berishës, ka qenë dhe deputeti Flamur Noka.Së fundi Noka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka paralajmëruar takimin e radhës me demokratët e Kukësit, teksa rrjeti është ndezur nga komente.Demokratët e Kukësit shprehën se janë gati për të pritur liderin historik të PD, Sali Berishën.