NJË DITË MË PENSIONISTËT E TUZIT, SA AFER DHE … SA LARGË JEMI !

0

Nga : G. Vuçaj

Ndoshta  duket e pa bëshueshme, por  realiteti  flet qartazi  në Komunën e Tuzit   në Mal të zi pënsionistët  kanë një organizim të persosur  në shoqatën e tyre. Kjo nuk do thot  që   pushteti    vëndor , apo edhe  ai qëndror , të mos e ushtrojnë detyrën e tyre  për të patur një  vëmëndje ndaj kësaj   kategorie  të qytetarve të tyre,por ndodh pikrisht ndryshe.Ne ishim këto ditë  në qytetin e Tuzit, dhe krahas të tjerave u ndalëm pikrisht tek klubi I pensionistve të  këtij qyteti.Një jetë active, plot harmoni, dhe mbi të gjitha largë, stresit të ditve  boshe që  mund të perjetojnë pensionistët, në rastët kur  një përkujdesje e tillë ju mungon.K ëtu në këtë godinë  janë zyrat e shoqatës së Pënsionistve të Komunës së Tuzit, po këtu në këto mjedise kalojnë kohën pënsionistët, nderkaq  në klubin e tyre pënsionistve u sherbehet me një  çmim simbolik.Janë këto disa nga  ato faktët që  në i mësuam  pikrisht  në bisedë me kryetarin e shoqatës së pënsionistve  Selman Truskoviç, një    burrë ky ,mjaft aktiv , i dashur dhe respektues, edhe pse fliste ngadale dhe me vështërsi gjuhën Shqipe, të vetmin merak që kishte kryetar Selmani , ishte fakti sipas tij  që së bashku me koleget drejtuës të shoqatës  janë interesuar  për të kontaktuar me homologët e tyre   në Shkodër apo në qytetin e Koplikut , dhe nuk kanë mundur. Kjo mbase për faktin se   në Shqiperi mungon një organizim , dhe një përkrahje e tillë ndaj pënsionistve. Ne duam të takohemi , dhe bisedojmë   me njëri- tjetrin , të njihemi dhe të shkëmbejmë  vizita të ndersjellta, është shprehur kryetar  Selmani.Po kështu edhe kryetari I pënsionistve për qytetin e Tuzit , politikani I njohur në këtë qytet Kola Lulgjuraj, ka vlersuar pozitivisht faktin se  në Tuz ka një mbështetje ndaj pënsionistve edhe nga Komuna e Tuzit , por edhe  nga qeveria. Kështu pra  në një  ditë të vetme  në qytetin e Tuzit ,  në një    vizitë të shkurtër tëk klubi i pënsionistve  ,  ne gazetaret    Shqiptarë  mund të   vëmë re diferëncën  e madhe ndaj perkujdesjes  së  kësaj kategorie njerzish  që ndodh në mës  dy vëndeve tona. Shumë shpejt  thanë në  bisedë me ne mjaftë nga  pënsionistët e  intervistuar, është prëmtuar  ndertimi i një mjedisi me funksional për zhvillimin e aktiviteteve  të shoqatës së pënsionistve. Gjithësesi në të Teleportazhin që  po pregadisim      dhe qe do transmetohet në Tv Kopliku dhe revidsten “Fjala”  do të kemi mundësi të shikojmë  një realitet tjeter  , për pensionistet  atje ne Tuz , nga këtu në Shqiperi. Shembull që ia vlen ta shikojnë politikanët tanë , të cilet  në këtë drejtim janë shume largë, jo vetëm nga Europa  ku pretëndojnë të na çojnë , por  dhe nga Mali I Zi…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.