Ngatrresa , futbollistit shqiptar/Tifozët kujtojnë se e ëma është e shoqja

0
79

Një foto e sulmuesit shqiptar Leon Dajaku në rrjetet sociale, ka krijuar një ngatërresë të pazakontë mes ndjekësve të futbollistit. Ai shfaqej në atë foto me një bionde, që shumëkush mendoi se ishte e dashura e tij.

 

Por në fakt, ajo është Blerta, e ëma e futbollistit 23-vjeccar i cili tashmë luan në Kroaci me fanellën e Hajduk Split, teksa më parë ka qenë pjesë e Bajern Mynih dhe Sandërlend.

Blerta u bë një emër i njohur në rrjetet sociale në Kroaci pas transferimit të të birit atje, duke grumbulluar me mijëra ndjekës në faqen e saj në Instagram.

dsffdssfdfdsdsffsdsfd

Dhe estetistja me prejardhje nga Kosova, nuk ngurron të postojë herë pas here për ndjekësit e shumtë foto nga udhëtimet e saj si Dubai, Ishujt Maldive, Parisi apo edhe Anglia, ku ka ndjekur nga afër të birin.

Duke komentuar në rrjetet sociale në foton në fjalë, një tifoz shkroi “Kjo është e ëma e tij, jo gruaja. Jam absolutisht i mahnitur”. Ndërsa një tjetër shtoi “Ai duket më i plakur se e ëma”, për foton që është bërë virale jo vetëm në Kroaci, por edhe në media më të njohura ndërkombëtare.

asdsdaadsadsdasadsasddsa asdsaddsadasdsasdadasdads asdassadsadasdas

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.