Ne ” Kuvendin me grate e vajzat mirditore ” ju sjell ne vemendjen tuaj nje mesuese qe prej 3 dekatash jeton ne emigracion pikerisht ne Milano. Dava Gjoka
Dava si fillim na trego dicka per veten tuaj.
Vendlindja ime, e cila më përçoi vlerat të spikatura njerëzore, shoqërore e kulturale është Konaj Fanë. Në personalitetin tim kanë lënë shumë gjurmë dhe Shkodra ku jetova vitet më të bukura të rinisë e Tirana – shtëpia e jetës universitare. Aktualisht vazhdoj të jetoj në Milano ku mbërrita rreth 28 vite më parë e ku erdha që të mësoja eksperienca suksesi, eksperienca progresi. Në Milano gjeta një komunitet shumë të ndryshëm nga ne po dhe shumë ngjashmëri. Jeta këtu dhe studimet më mësuan se ne s’jemi as më shumë as më pak se Milano, jemi vetëm të ndryshëm. Jemi më të varfër ekonomikisht po jemi të pasur shpirtërisht. Unë kështu e kam në zemër dhe në mendje imazhin e Mirditës. Në Milano jetojnë jo pak mirditas shumica tashmë qytetarë italianë dhe qytetarë suksesi që nga Milano kanë marrë shumë por i kanë dhënë e vazhdojnë t’i japin asaj akoma më shumë. Ndjehem shumë krenare kur takoj ish studentët e mi që kanë arritje të shkëlqyera në shumë sektore të jetës në Itali. Nga viti 1998 që themeluam “Shoqatën Kulturore Mbarë Shqiptare “Gj.K.Skanderbeg” e deri më sot është bërë një hop cilësor vërtetë shumë i madh. Shoqatën e krijuam vetëm e vetëm për të mbrojtur ato pak të drejta që gëzonin njerëzit tanë në Itali por mbi të gjitha për të ruajtur dinjitetin e njerëzve që në ato vite ishte i brishtë e rrezikonte të shkelej nga racizmi e nga vula që na kishin vënë: “albanese agressivo, delinquente”. “Malavita albanese” shkruanin gazetat… Shoqatën e quajtëm kulturore sepse duhej të ishim shumë shumë delikatë në fjalët dhe aksionet tona. S’e harroj kurrë kur dhashë një intervistë ku denoncoja qëndrimet refuzuese e ofenduese ndaj shqiptarëve: U alarmuan disa instituzione, u thirr gazetari , nga ajo ditë “harroi” të më përshendeste, unë u pushova nga puna… sepse kisha thënë: “nga një isolim në një tjetër” Shoqata Gj.K. Skanderbeg “ ama u përkrah nga italianë të mirë dhe vazhdoi missionin pa frikë, pa asnjë hezitim dhe u bë pikë referimi për shumë bashkatdherar. Sot jetojmë në një epokë krejt të ndryshme. Kam parasysh shumë djem e vajza : në atë kohë vetëm mërgimtarë, pa orjentim, pa shtëpi, pa punë, pa gjuhë, pa përkrahje, sot bisnesmenë, mjekë, mësues, inxhinierë, arkitektë, edukatorë, psikolog. Atëherë të gjykuar nga politikat që vetëm politika s’janë, sot krenaria e shqiptarëve në imigracion. Në fakt ne jemi komuniteti më i integruar në jetën ekonomike, kulturore e politike të Italisë. E integrim do të thotë identitet i pasuruar me vlerat e vendit pa harruar vlerat me të cilat je brumosur. Unë për shembull jam shumë aktive në jetën politike, sociale e kulturore të Milanos, po çiftelinë e kam përherë në dhomën e pritjes. Vite më parë, e ftuar në një takim me të madhin Kardinal Martinin, unë i dhurova një çifleli e Ai më dhuroi një album të çmuar artistik të Milanos. Tani dua të përgjigjem pyetjeve të Marjanës vajzës dhe gruas shembullore mirditore: Sì u përshtata në emigrazion ? Nuk u përshtata kurrë as sot e gjithë ditën. Luftova e luftoj fort çdo minutë çdo ditë të zë vendin që aspiroja, vendin që meritojnë bashkatdhetarët e mi e jo vetëm. Sì fillon një ditë e zakonshme ? Një ditë ndryshon nga një tjetër, e përbashkëta është se kurrë nuk mjaftojnë 8 orë punë duke llogaritur dhe impegnimin në dobi të njerëzve që kanë nevojë për informacione apo konsultime. Këtu ngjaj goxha me milanezët që kur punojnë punojnë sak. Shkëputen ama 5-6 herë në vit për pausa. Edhe unë të paktën 6-7 herë kthehem në Shqipërinë time.
Te falenderoj shume Dava .. pak a shume kemi bere te njejten pune ne Itali e une e njoh mire misionin e punes tuaj!
Te jesh ne sherbim te emigrantit shqip foles eshte vertete mision.
Ju uroj shume suksese.