Në fokus/ “INTELEKTUALËT” E PUSHTETIT

0

Në fakt edhe M.Madhe “fatmirësisht”  ka mjaft nga këta intelektualet e pushtetit , të cilët “vepren”  e tyre krijuese  për të fituar statuesin e intelektualit të pushtetit  e kanë mbrojtur me dinjitet dhe profesionalizëm  duke shkruar gjithëshfar statuesi në FCb për të mbrojtur  kryeintelektualin e tyre .Dhe ja kjo u shfaq   dukshëm këto ditë pas mbledhjës së Këshillit të Bashkisë  M.Madhe, ku këshilltarët rrëzuan dy  pika të rëndësishmë   të kësaj mbledhje, Nuk po icitojmë ato ç’far u shkruan në FCB  ndaj këshilltarve që nuk iu ‘bindën’ kryeintelektualit të  të intelektualve të pushtetit, për vet faktin se  aot shprehje quhen pronë intelektuale.Ghjithësesi le të presim çfar do thonë mkëta intelektualet e pushtetit, pas mbledhjes së dytë  të Këshillit të Bashkisë. Me siguri Këshilltarët do të kënë mësuar nga vrejtjet e kryeintelektualit , dhe do te rfeflektojnë…..Kur krijuesi realizon një projekt letrar që i nënshtrohet të gjitha kritereve estetike e që dallohet nga projekti paraprak, pikërisht për shkak plotësimit të kërkesave të masës së sinqertë që pret një freski shpirtërore, atëherë krijuesit i ndodhë një fenomen i mbinatyrshëm. Duke iu shmangur imitimit vetanak, respektivisht përsëritjes së vetvetes, sakaq ndjen se “përroi i ndërdijes” së tij tashmë ka shteruar, se botën mistike të brendësisë së tij e ka përshkuar një zbrazëtirë, një vakum fantomik, brenda së cilës heshturazi, ka filluar të lëngojë shpirti i tij krijues dhe atë jo nga ndonjë fund i definuar, por nga domosdoshmëria e mbushjes së asaj zbrazëtie me energji vitale krijuese. Ndaj, ky tip krijuesi është i detyruar të provokojë vetveten me një “heshtje makabre”, me një arratisje nga shoqëria “në botën e së bukurës”, ku do ta përsosë gjimnastikën e të menduarit shëndetshëm, ku do ta bënte një jetë të pakuptueshme për mediokret; ky tip krijuesi (apo njeri me shpirt fisnik) do të tërhiqet në një kënd prej nga më së miri do ta vërente elegancën dhe shëmtinë e dinamikës. Në ndërkohë, ky tip artisti (njeriu që i nënshtrohet kritereve të mirëfillta) do të akuzohet për herezi, i rrezikshëm për shoqërinë e futur kallëpeve partiake, do të konsiderohet “i sëmurë”, “i çmendur”, “dekadent” apo edhe “tradicionalist”. Njerëz të ndryshëm, përmes vizitave të shpeshta për vjelje mendimesh, do të mundohen t’i futen nën sqetull. E vjelin apo nuk do ta vjelin, kur do të largohen prej tij këta mediokër, sërish nëpër ndejat bukolike të tyre, shpirtin e tij do ta paraqesin si diçka që është në mes çmendurisë dhe vdekjes, pra do të fillojnë të gënjejnë, të shpifin, edhe pse krijuesi, në gjendje të tillë, vazhdimisht imagjinon “një atom artistik” që do ta kishte tronditur trurin e njeriut të mbërthyer në shund e në jovlerë. Këtë do ta hetojnë institucionet oborrtare, ndaj do ta ftojnë për bashkëpunim, do t’i sigurojnë benificione çfarë as në ëndërr nuk mund të shihen: para, garderobë të stilit të lartë (apo fustanella nga orienti) dreka, darka, femra, veturë e ndonjë armë për vetëmbrojtje, truproje, sepse atëbotë ndaj tij do të shtohet dëshira për eliminim, edhe me likuidim (!); do t’i përgatisin drekë e darkë ceremoniale, do ta shoqërojnë mejhaneve e bujtinave luksoze, do ta akreditojnë nëpër takime e manifestime. Thënë shkurt, do t’i ofronin çdo gjë që do të kishte mundur të ndikojë në pasivizimin e shpirtit të tij kryengritës. Krijuesin e mirëfilltë kurrë nuk do të mund ta joshnin përfitimet oborrtare, sepse ai nuk ka shpirt të arrivist-intelektualit. Ai nuk vuan për oborr, për formësimin e fizionomisë së tij prej individi me autoritet shoqëror, sepse ai është i bindur për kohëshkurtësinë e matrapazllëqeve. Prandaj, ai vepron (apo edhe krijon) pa imponime oborrtare, sepse ai ndjenë nevojë për ta shuar vullkanin e vet shpirtëror që pas çdo vakumi fantomik sërish shpërthen. Ai nuk dëshiron të poltronizohet dhe të instrumentalizohet, t’i shërbejë patriotizmit oborrtar vetëm e vetëm që të arrijë tituj që i garanton pushteti. Arrivist-intelektuali për ta arritur këtë qëllim u nënshtrohet të gjitha kritereve të autoriteteve pushtetmbajtës, sillet si një personalitet i pamposhtur, si një epigon, si një spekulant. Përmes plagjiaturës që e gozhdon në ndonjë “vepër” të veten, apo përmes urdhrave të “punëdhënësit” pushtetar, me një shpirt obskuri mundohet t’i minimizojë e t’i fshijë faqes së dheut artistët e mirëfilltë. Pushteti obskurantist i frikohet elitës, ndaj i lëshon në gjah arrivist-intelektualët e vet, të cilët besnikërisht duhet ta kryejnë detyrën: ta ndjekin hap pas hapi, ta përgjojnë me të gjitha mjetet dhe metodat e mundshme, të shpifin për të, ta zgjerojnë rrethin e urrejtjes kundër tij, t’ia nënçmojnë punën e ndershme që e kryen, përmes shkrimeve të paskrupullta e tendencioze të shkruajnë për personalitetin dhe veprën e tij, t’ia bastisin shtëpinë dhe t’ia asgjësojnë veglat e punës krijuese, ta punësojnë në një zyre një me një, pa ajër, pa vegla shkrimi, ndërsa, pastaj, nga burokracia e intelektualokracisë së zyrtarizuar do të urdhërohen që ta lavdërojnë publikisht. Ky lloj i “republikës së qëllimeve estetike”, pa dyshim që është jetë-shkurtë, por në të ardhmen do të interpretohet me të drejtë si një njollë e zezë në historinë e vetëdijes kolektive.”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.