Preg: Gjokë Uldedaj
Nderim dhe mirënjohje për 76 vjetorin e Kryengritjes se Malesise se Madhe dhe Kelmendit.
Qëndresa e luftëtarëve antikomunistë të udhëhequr nga Prenk Cali në Kelmend dhe Major Llesh Marashi në Malësinë e Madhe, fillojë në fund të janarit dhe zgjati deri në 15 shkurt 1945.
Sot shënohet 76 vjetori i një prej ngjarjeve më të rëndësishme të periudhës së komunizmit. Kjo konsiderohet si kryengritja e parë antikomuniste në Europën Lindore.
Qëndresa e armatosur e Kelmendit dhe Malësisë së Madhe ndryshe nga revoltat e tjera ishte e mirë organizuar dhe zgjati për një kohë mjaft të gjatë. Prijësit e malësorëve ishin heronjtë Prenk Cali e Llesh Marashi, dy burra të vjetër patriotë që kanë luftuar kundër pushtimeve malazeze.
Fundi logjik i rezistencës së Kryengritjes është rrethi vicioz ku u futën luftëtarët vendas: ata më në fund nuk u thyen ballëpërballë, por pas shpinë, pasi Armata e pushtetit komunist, në akord me qeverinë jugosllave shfrytëzoi terrenin malazez për të shtypur bashkëqytetarët e vet.
Kelmendi dhe Malësia e Madhe, në këtë Kryengritje humbi 137 bijë të saj, trimat të devotshëm. U burgosën 345 burra e u internuan 41 familje të shpallura reaksionare.
Mirenjohje ndaj atyre qe dhane jeten, u burgosen dhe u persekutuan per kauzen e shejt te lirise.