Prej disa ditësh fshatrat turistike të Kelmëndit janë në pushtetin e borës, duke bërë kjo situatë të vështërsojnë së tepermi jetesën e banorve të kësaj zone. Lëpusha prej disa ditësh pa drita dhe e izoluar. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe bashkisë së malësisë së madhe.Ata thonë se faturat e energjisë elektrike janë të detyruar t’i pagujnë teksa rrjeti i energjisë është i vjetruar aq sa pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës dhe dimrit e kalojnë në errësirë. Sikur të mos mjaftonte energjia elektrike, prej disa ditesh fshati është i izoluar për shkak të dëborës.Nderkaq disi i çuditëshëm duket fakti se pushtetarët të cilët mburren për “investimet” turistike në këto fshatra, tani në dimër harrojnë bukurinë mahnitse të këtyre fshatrave.