Nga:g,vuçaj
I PRENË PËMËN E FOLESË
Aty ku drurët e prera
Stivë ishin bërë
Nje zog po sillej si ngahera
Çerdha , s’është ku e kam lënë?!
Pëmen ku zogu kish folenë
Druvarët e kishin prerë
Zogu , këndon askund se gjënë
Iku mergimtgar dhe kësaj herë.
Për të ngrohur veten njerzia
Nuk mendon per zogjet e malit
U është ftohur dashuria
Ndaj dhe zogu qan prej mallit.
TI DHE ZOGJTË
N’breg t’liqënit në shelgjishte
Pyeta zogjtë pse s’këndojnë
Zani i tyne se çfar kishte
Veç ata mund ta tregojnë?!
Dhe liqëni fortë është zemruar
I shkapet valet mbi valë
Për ty kënga ska t’ndaluar
Zogjtë ta dhanë, t’bukuren kangë.
Ata dijne kujt t’a japin këngën
Liqëni e din kujt i jep valen
Un e di qe të dhash zëmrën
Dhe ti zogjve u dhe fjalen
NË AUTOBUS….
Ne autobus lëkundën njerzit
Të rinjtë kësaj lëkundje i gëzohen
Pleqët si shikon kush
Me veshtërsi mbajnë…..
shoku…. shokun……..
Hajdutet e xhepave rastin shfrytzojnë
Faturinat bohçet i ruajnë
Dy veta rastesisht të dashuruar
Njeri -tjetrit puthje i dhurojnë
Eh … jeta si në autbus……
Lëkundjet vazhdojnë…..
U NGJITA…
U ngjita në një lis, dhe degët me thanë:
T’parët e tu sa shumë Lisave u ngjajnë.
U ngjani edhe ju, se zemrën këtu e kanë lanë.
U ngjita tek kroni pak uji me pi
Zogjët më lëshuan rradhën
Per njeriun kishin këngë e Dashuri.
U ngjita siper një Shkembi
Shkëmbijët më thanë:
Këtu është Ai gurgëdhënësi.
Kjo vjeshtë…
ja po bien dhe gjethet e fundit
rruga ime, rruga jote është zverdhë
Era e ftohtë dhe e pastër qafën ma ngrinë
Mëndimet mi mbështjellë si shall…
Për rrugët tona , dhe gjethet që po bien….!
FALEMINDERIT VJESHTË
As kerkush në këtë Jetë
Rrugën nuk ma ka shtruar
Si stina e bukur Vjeshtë
Ndaj kurr skam per t’harruar.
Ky qelim me gjethe t’art
Mbetet një kujtim i radhë
Në qytetin e Pejës së lashtë
Bukuri mahnistse, e pa parë.
ZMËRIMI I LOTËVE
Lotët më janë zëmruar
Rrjella e tyre s’ma ngroh zëmrën si dikur
Dikush i ka futur në rrjedhen e gabuar
Mes meje dhe tyre është ngritur një mur
Unë dua ti përqafoj…
Të c’madhem me to si dikur…
Loti i zëmruar vazhdon të vrapoj….
Dashuri e murosur….
Kot nuk thonë u bë zëmërgur..!