Gjaku i derdhun nuk harrohet -Mëndimi i juaj : A e meriton ky gjigand i këngës Shqiptare , ky artistë i cilësuar këngëtgari i Kombit, artisti që dikur pati ngritur në këmbë Kosoven e etur për liri, me këngën e improvizuar në çast në kryeqytetin Prishtinë, me kengen “Mirë se u gjejë Kosova trime / Shkodër locja ju sjellë urime, të vlersohet me titullin “Nderi i Kombit”? Kujtesë kjo për “harrestarët”,
Koplik, 1972
Vjen Kongresi i Berlinit,
Nise me pre prej Manastirit,
Prej Camrie der’ n’ Tivar,
Kullon gjak trolli shqiotar,
Veton Lidhja e Prizrenit,
Me kushtrim me i dale zot vendit,
Me gershane s’mundet Europa,
Me pre malet copa – copa,
Vjen 12-ta e Ismail Qemalit,
Ja lshon zanin mali- malit,
Buletini rrugen mori,
Mbi Kosove vershoi terrori,
Buletini n’mbrojtje t’ Vlones,
Flaka serbe n’fushe t’Kosoves,
Bajram Currit me petrita,
Ja kane pre rrugen do prita,
Serbi shkoi me vra e gri,
Ka vu flaken shpi per shpi,
Baca Ise,i paskan thane,
Kuj Kosoven ja ke lane??,
Hajde thote o bijte e mi,
Duan me mbrojte shtetin e ri,
Le ta mesoje gjithe mbare,
Ka nje shtet Kombi Shqiptar,
Thirri Vlona zemerbardhe,
Baca Ise mire se ke ardhe,
Syni pushkes u perlot,
Kurre s’ka pase ma gzim se sot,
Ulet Baca perkule gjunin,
Merr ne dore e puthe flamurin,
Per at’shqipe ka marre plage,
Krejt Kosova a ndeze flake,
– Bashkarisht me tane vllaznine,
E Gezofshim Shqiperine!,
Vjen 13-ta germon dheun,
Njenin krah shqipes ja prene,
Koke me koke ambasadoret,
Ndajne dhurata per agresoret,
I rane Bjeshkes per midis,
Lis per lis e plis per plis,
Ndane liqenin, i rane Drinit,
E ndane shtratin prej burimit,
Mes per mes na ndane konakun,
Por kurre s’mujten me nda gjakun ,
Hapen plage n’zemer t’Kombit,
Sa nje shpelle ne faqe t’Globit,
Teper knjazet u gezuan,
Dasem bane e u terbuan,
Por ju ngri kanga ne goje,
Se Shqiperia nuk mbaroi,
Vune do gure dhe i thane “kufi”
Malet thirren’ Padrejtesi’
Historia nuk mohohet,
Gjaku i derdhun nuk harrohet!