Marksizmi Amerikan do të botohet në Shqipëri

0

Nga :Beqir SINA – New York

Autori më i shitur (Bestseller)autori # 1 i New York Times, ylli i Fox News dhe komentator i radios Mark R. Levin shpjegon se si rreziqet ndaj të cilave ai paralajmëroi në bestsellerin “Liberty and David” Tirania e majtë ka ndodhur, në të gjithë botën.Në vitin 2009, Mark R. Levin nxiti konservatorët amerikan me manifestin e tij të paharrueshëm “Liria dhe tirania”, duke siguruar një kuadër filozofik, historik dhe praktik për ndalimin e sulmit liberal mbi vlerat e bazuara në Kushtetutën Amerikane. Ai libër kishte të bënte me qëndrimin që e çonte vendin në greminë të kërcënimit të progresivizmit ndaj lirisë sonë, dhe tani, mbi një dekadë më vonë, ne jemi plotësisht mbi atë greminë dhe paguajmë çmimin, tregonë libri.Libri, “ Marksizmin Amerikan – In American Marxism”, Levin arrinë shpjegojë sesi elementët thelbësorë të ideologjisë marksiste, janë tani të përhapura në shoqërinë dhe kulturën amerikane – nga shkollat ​​tona, shtypi dhe korporatat, tek Hollivudi, Partia Demokratike dhe presidenca e Biden – Dhe, që si shpesh mbulohet. në etiketa mashtruese si “progresivizmi”, “socializmi demokratik”, “aktivizmi shoqëror” dhe më shumë.Me analizën e tij karakteristike, Levin gërmon në psikologjinë dhe taktikat e këtyre lëvizjeve, larjen e trurit të njerezve, naivë e të pakuptueshem, të indoktrinuar, duke u përhapur studentëve, qëllimet antiamerikane të Teorisë së Racës Kritike dhe Marrëveshjen e Re të Gjelbër – (the anti-American purposes of Critical Race Theory and the Green New Deal), dhe përshkallëzimin e shtypjes dhe censurës për të heshtur zërat kundërshtarë dhe të zbatojë konformitetin.Levin me librin e tij Bestseller, “Në Marksizmin Amerikan – In American Marxism”, ekspozon shumë nga institucionet, intelektualët, studiuesit dhe aktivistët që po udhëheqin këtë revolucion, dhe na jep disa përgjigje dhe ide se si t’i përballojmë ato.Siç shkruan Levin: “Kundër-revolucioni ndaj Revolucionit Amerikan është në fuqi të plotë. Dhe nuk mund të hidhet poshtë ose të injorohet sepse po gllabëron shoqërinë dhe kulturën tonë, duke u rrotulluar rreth jetës sonë të përditshme dhe e kudogjendur në politikën, shkollat, mediat dhe argëtimin tonë. “Dhe, si më parë, Levin edhe me këtë libër brilant, kërkon të tubojë popullin amerikan për të mbrojtur lirinë e tij.Libri i Mark R. Levin, “American Marxism (Marksizmi Amerikane)” do të botohet në Shqipëri shkruajti në llogarinë e tij një republican konservator , shqiptaro amerikan, Luan Bukolla.“Ai ishte shumë i lumtur për këtë, dhe unë shpresoj se kjo do të frymëzojë Shqiptarët në Shqipëri të heqin qafe Edi Ramën dhe Socialistët nga pushteti” shkruan ai.Me tëj duke folur rreth takimit të tij Bukolla, shkruan se “U gëzova shumë mbrëmë kur e dëgjova i Nderuarin, Mark R. Levin, i njohur si “The Great One”, autori më i shitur i New York Times, kur tha në programin e tij në radio se libri i tij i ri, “American Marxism (Marksizmi Amerikane)” do të botohej në Shqipëri.”Levin është treguar mjaft i gëzuar që libri i tij po botohet edhe në shqip, në Shqipëri, ka bërë të ditur Bukolla : “Ai ishte shumë i lumtur për këtë, dhe unë shpresoj se kjo do të frymëzojë Shqiptarët në Shqipëri të heqin qafe Edi Ramën dhe Socialistët nga pushteti.”Unë e kam marrë kopjen time të autografuar nga Mark Levin dhe mezi pres ta lexoj.Kur u takova më Mark Levin dhe i thashë se unë jam Shqiptar, ai më tha se ai, si një Hebre-Amerikan, ishte shumë mirënjohës ndaj Kombit Shqiptar për shpëtimin e Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai tha se ai dhe Kombi Hebrenj janë përgjithmonë borxhli Kombit Shqiptar.Gjithashtu, kur Izraeli e njohu Kosovën, Mark Levin e falënderoi Presidentin Trump, në programin e tij në radio, për ndihmen dhe punën në realizimin e kësaj njohje shumë e rëndësishme për Izraelin dhe Kombit Shqiptar, ai ishte gjithashtu mirënjohës që Kosova iu bashkua Amerikës në vendosjen e Ambasadës në Jeruzalem.Mark Levin punoi në Administratën i Presidentit Reagan dhe është një mik shumë i ngushtë personal i Presidentit Trump, dhe një udhëheqës në lëvizjen Konservatore Republikane, një tmerr i vërtetë për Socialistët.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.