Malli noton në detin e lotëve…!

0

Nga:g. vuçaj

Kjo  Natë…!
E zbrazët , kjo natë…!
Disa vjeçare , kjo shtërpësi…
Hëna rrëzët i lëshon pa kamatë
Rëve të dendura u jep një verdhësi….
Në terrin e kësaj nate lulëzon vetmia
Po qan zbrazëtësia në syt e mi…!
Pëngë i rëve të zverdhura
Mbetet ëndërra tek dashuria….
Kjo natë….
ëndërr , veç ëndërr
E strukur  në qiell në mesin e mijëra yjve .

FJALA JETON…..

Heshturazi fjala ime digjet

Dhimbja është kthyer në hi

Kjo buzëmbrëmje si varrezë e lakuriqt

Atje largë malli ngjitet

Tek kujtimi yt o Dashuri….!

Fjala ime digjet…..

Malli noton në detin e lotëve…

Ecen fjala ime , ashtu e plagusur

Nga zjarri i pa shuar i gjitha kohërave

Cuditërisht në asnjë Det

Nuk e gjeta të mbytur fjalen

Fjala e dhënë jeton mijëra vjet…!

…Grimcëza

Ta dish, I zëmëruar jam me Ty

Neser do dal për gjueti shtgrigash

Do të vras shtriganin që ka një sy

Ta mbydhim njëherë e mire këtë lojëligash

Sy me sy u pamë

Asnjë fjale se thamë

S’kishim nevojë

Syt kishin folë

Nuk po e kuptoj

Më the do te marr ne tel

Sa te shkojë tek puna

Si u bë puna harrove ti

Apo telefoni harroj?!

Në muzeun kombëtar

Sot takova Xhevahirin

O çfar kënaqësie e paparë

Tek armet e vjetra poetin më t’mirin…

 

Një  Ditë  Ndyshe….

Prej malli frynë një erë feminie

Se ku më shtynë kjo erë e lehtë….?

As une nuk e kisha nje pike dijenie…

Një fllad lëndine po më thrret……

Mbi një grykë pusi shkoj e ulëm

Nën hijen e gështenjave në Krajë

Pi ujin e ëmbël, shokve u mburrem

Një ditë ndryshe kjo në lavdinë e saj…

Zogjët e malit kujtesen me thërrasin

… Ditë vjeshte ishte kur u takuam

Tek 9 pusat shqiptarisht flasim

Liqëni nuk na ndanë, se dallget ia duam……

 

Vjeshtë…

Thuajse edhe gjethet e fundit po bien.

Kështu po bien dhe mëndimet e mia

Rruget u veshen me ngjyren e verdhë

Shikoni o njerzë shallin e qafës kush ma gjënë

Ta mbeshtjelli në gjoks, se mos me ftohet Dashuria….

Mollët

Një rrënjë molle kam në bahçe

Vazhdimisht frutet i ka të ëmbla

Çuditërisht kësaj radhe

Mollët kishin ëmbëlësinë sa zëmra.

Nga degë ngadalë i mblodha

Me vrapë dola tek shtegu

Kampionen e Mollave takova

E kafshova, po m’kapi zhegu.

Se si më iken mollët nga dora

Humben në bar e si gjeta

Në gjokësin tënd ndalova

Aty ishin mollët e verteta..

ENDËRR

Befas me vjen në ëndërr

Dhe më del perpara

Në dorë mbanë një zëmër

Me ritëm këngë, kërcen vallja.

Shikoj sytë e tu

Që zëmrën e ruajnë në dorë

Kjo ëndërr nate , magji per mu

Çerdhe e zëmrës, si e nje zogu në deborë

MUNGON ZHURMA

Lumenjtë s’po zhurmojnë

As në ara si dikurë, ska traktor

Nxënesit ne shkolla s’ndihen

Ushtaret as betim e as hymen s’kendojnë

Mungon zhurma, nuk ka Urra , si dikur në zbor.

Zhurmë veç në zyra ka

Kur pihen kafet , shikohet filxhani

Përë at që nuk është aty flitet La bla.

KAPEDANE

Të ka stolisur ty perëndia

Me shpirt të mire e gjithëçka të bukur

Tek ty , ka qendresen dashuria

Ti je frymëzimi ,dhe ditën e bënë të lumtur.

Lulët kanë shumë ngjyra , por ti je trendafil

Më e kuqe , se e kuqja, më e bardhë se dëbora

Dielli duket para teje si një kandil

Me ty , për ty mbushen fletë poezie

Je shërojse , plot flakadane

Këngë që këndohen në odë dashnie

Mijëra vjetë më parë u thirre Kapedane.

Dilem…

Aj është mosmirënjohës

Ky është mos korrekt

Tjetri mos….guxofte…

Se edhe ky si te tjeret…

Ah sikur të mos kem

Mosmirenjohës, nuk do të kishim as

……………………………………….Dilem….!!!

KUNGULLI

Eshte i çuditshëm kungulli

Pasi shtetit në aren e të zotit të Shtepisë

e kapaercen gardhin…

Dhe pa frikë

Kalon në kopshtin e kojshise…..!

KEMI ENDËRRA TË NDRYSHME

Gjithë këto vite jemi dashtë

Çdo mbrëmje shtrirë

në një shtratë….

e pa bësueshme , asnjehere..

Se kemi parë të njëjtën ëndërr

Bashke……..!

RASTËSISHT…

Atë ditë u takuam rastësisht

u puthëm pafundësisht…

u ndam per tu takuar serish…

Por dikush desh hyri në mes..pabesisht….

Kishte ngatërruar rrugë rastesisht, çuditerisht…!

NË SOFRËN E KUJTIMEVE

Ja vitet ikin, ecën jeta,

Unë, as ti nuk jemi si më parë,

Malli na ka marrë fëmijërinë

Për atherë kur e sotmja na dukej përrallë.

Të pres per të takuar një ditë

Per ti thënë vetes sjemi harruar

Në sofrën e kujtimeve, jam duke t’prit

Ato çaste të bukura, do i kujtoj malluar.

Ikin vitet , ecën Jeta

Ato kujtime gjithënjë rrinë largë

Unë s’kërkoj gjë tjeter, tek Ty mbeta

Sa të ç’mallemi me mallin , vetëm një cast.

QËNI

Grindej era me lisin e gjatë

Në oborrin e shtëpisë zhurmë

Qëni im lehte ditë e natë

Herë bertiste, herë pyete,; ku jam unë?

Një frikë e zuri, por se thoshte dot

Qënt e rrugës sulmonin gardhin

Natyrisht nga dera s’hynin as sot

Kishin tentuar dje ta hapnin…

Qëni im kishte të drejtë

Ai merzitët , se ne e kishim harruar

Era grindej me lisin e gjatë

Eh… qëni im, koha ne njerzve kështu na ka gatuar!

SHKOVA NË HËNË

Për pak çaste u bëra fëmijë

Desha të shkojë në hënë.

Prita deri sa erdhi mbrëmja

Mbusha gjoksin plot dashuri

Në breg të liqenit shikoja

Aty kishte zbritur hëna

Nxitova ta takoja……!

Grimcëz

E lagu ëndërren

Një pikë loti në sy

E lagu zëmren

Malli veç per Ty.

Buzët i thau

Mungesa e saj

Këngën m’dysh e ndau..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.