Majlinda Angoni;Policia Vendore me ambjente te reja

0
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të ambjenteve #DVP Shkoder me Ministrin e Brendshëm, z.Blendi Çuçi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Ardi Veliu dhe Drejtuesin e Policisë Vendore #Shkoder z.Niko Brahimaj, inspektuam ambjentet moderne të Policisë #Shkodër dhe bashkëndamë mes oficerëve të policisë vizionin për Policinë e Shtetit.
Profesionalizmi, teknologjia, infrastruktura moderne dhe përkushtimi për të luftuar krimin e organizuar dhe për t’i ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor janë kusht i domosdoshëm për një Polici komunitare efikase në shërbim dhe në bashkërendim me qytetarin duke bërë që Policia e Shtetit, të jetë institucion i besueshëm për publikun.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.