Një operacion antidrogë është zhvilluar në Malësi të Madhe. Në prang ka rënë 44-vjeçari K. G.i cili po transportonte me mjet 286 kg kanabis i njomë.Policia po punon për të kapur bashkëautorët e tjerë të Gurajt.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Finalizohet operacioni policor i koduar “RAPSHI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësia e Madhe.Gjatë operacionit arrestohet personi që transportonte lëndën narkoitke.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 286 kilogramë kanabis i njomë .Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krimimale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve , bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative , nga Seksioni Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësia e Madhe u finalizua operacioni policor i koduar “RAPSHI”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:K. G, 44 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit”.Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin kultivuar bimë narkotike canabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik– Shkodër, shërbimet e Policiisë në fshatin Rapshë gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur bllokimin e mjetit që tranportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë.Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim./BW