LIBRI: “RRNO VETËM PËR ME TREGUE “, MESAZHI MË KUPTIMPLOTË NË PËRBALLIMIN E   VUAJTJEVE,  QËNDRESËS, E LIRISË .

0

JAK RROZHANI  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Teksa lexon librin me kujtime “Rrno vetëm për me tregue “ njihesh me vuajtjet dhe sakrificat, që i kishin kaluar  kufinjtë e përshkrimit edhe të vetë  imagjinatës ,ku vetë si protagonist i tyre, At Zef Pllumi , i rrëfen në librin me kujtime “Rrno vetëmpër me tregue”. Duke rrëfyer në shkrimet e tij, prej asaj që ka pa,i ka hequr në kurriz e  që realisht kanë   ndodhur, ka përshkruar vetëm ç`ka  mund të besohet.Rrno për me tregue”, sot 95 vjetori i At Zef Pllumit - Top ChannelDuke shtuar pyetjen :Si asht e mundun, që njeriu  i shek . XX, në kulm të qytetnimit material, të jetë po aq barbar , sa ai i 40 shekujve përpara? Por, At Zef Pllumi , me besimin dhe shpresën tek Zoti ,pa u lodhur ,duke lënë pas vuajtjet dhe sakrificat, i ripërtërirë në shpirt ,gjen forcë , për të treguar të vërtetën njerëzore ,përmes librit me kujtime  “Rrno vetëm për të tregue”.Si mesazhi më  jetësor dhe me domethënës  për çdo njeri,në përballimin e vuajtjeve ,sakrificave,me besimin tek Zoti dhe tek liria , e cila mbërriti edhe   për At Zef Pllumin ,si shembulli në kuptimplotë i qëndresës, vuajtjeve ,  vullnetit ,porse besimi, shpresa dhe liria  ,  të  ndihmojmë ,të japin forcë e të ripërtërijnë në shpirt . Me zellin e devocionin si famullitar i devotshëm , por edhe në  përballimin e vujatjeve ,duke pritur agimin  e lirisë së shumëpritur , duke marrë përsipër të tregojë  ,siç i ka përjetuar vetë vuajtjet, padrejtësitë dhe realitetin e kohës , e  se njeriu,me besim, vullnet e shpresë,arrin të triumfojë  dhe të sfidojë vuatjet dhe kohërat . Me rinisjen e  botimeve , At Zef Pllumi, i ripërtërirë në shpirt,lulëzon në veprimtari krijuese edhe si dëshmitar okular i ngjarjeve dhe i realitetit të kohës , që i ka përjetuar vetë .Duke botuar një sërë librash ,  si : veprën monumentale ‘Rrno vetëm  me tregue “,një histori njerëzore e jetuar nga vetë autori , një mesazh jetësor për të gjithë , ku e mira triumfon mbi të keqen, ku guximi ,qëndresa, besimi dhe shpresa ,sjellin lirinë e dëshiruar .  Si  simboli i  klerikut të devotshëm , qëndrestarit të paepur ,i intelektualit të guximshëm dhe shkrimtarit të të vërtetave njerëzore , i qytetarit  të lirë, që la pas një vepër të  madhe dhe kontribut të  shquar  në memorien   tonë.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.