LEZHË :-TEK POEZIA E NDOC GJETJES NUK PUSHOI SË RRAHURI PULSI I JETËS NJERËZORE E NDJENJA E DASHURISË.

0
– Nè pèrvjetorin e ndarjes nga jeta tè poetit tè madh.
JAK RROZHANI  No photo description available.
Poeti Ndoc Gjetja, është njëri ndër përfaqësuesit e spikatur të brezit të poetëve, që hynë në letërsi në fillimin e viteve `70 .Duke e nisur krijimtarinë e pasur , i preokupuar, që përmes motiveve që trajtonte, formës së vjershërimit e veçorive stilistike, të ketë një zë të vetin. Ku me kënaqësi themi, se ai tashmë qëndron denjësisht përkrah poetëve më të mirë, që meritojnë të zënë vend në historinë e letërsisë shqipe. Ai i këndoi aq bukur dashurisë; “ Më hidh në zjarr/ Në det, në ferr/ Më hidh në baltë / Më hidh në hon/ Veç të lutem mos më lër / Në atë vend ku ti mungon”. Krijimtaria e Ndoc Gjetjes për më se tre dekada , është mjaft e vlerësuar, ku siç shprehej ai; “poezinë nuk e shoh si shkrimtarësi, por si shpirtësi “, dhe përbën modelin e një krijues të veçantë . Ishte një poet origjinal, më shumë i lindur , me profil të qartë poetik, ku vargun , mjeshtërinë artistike e krijimin , e përpunoi në laboratorin e vet krijues. E nëse e shohim këtë në sensin e shpirtit të paqmë, dlirësisë e pastërtisë, vyrtytit njerëzor, themi s poeti ynë, përfaqësonte një specie të veçantë dhe me dashurinë e madhe për qytetin e tij Lezhën. No photo description available. Duke përsëritur thënien e një poeti të huaj ; “ Edhe një fshat, mund të bëhet qyteti më i madh i botës, po të banohet nga njerëz të vërtetë”. Me të drejtë, e kanë pagëzuar si poetin “ që në çdo poezi, Ndoci di ti bjerë bukur tastierës së humanizmit”, ndjenjës që gjallon në çdo varg të tij e nuk pushon së rrahuri pulsi i jetës njerëzore. Por që i zhgënjyer nga jeta , shkruante “ Epitaf për veten “ ; “ Këtu prehet ai që quhej Ndoc Gjetja / I cili pati ardhur gabimisht në këtë botë / Nga vetja e tepruar nxirrte vjersha / Dhe gjithë njerëzit i quante shokë” / Në poezitë e tij , Ndoc Gjetja mblidhte nektarin e jetës, duke ruajtur sensin e masës së krijimit, poezi të ndjenjës e mendimit, ku në çdo varg lëvrin jeta, ajri i freskët, aroma e barit, dritëhijet e kohës. Ideali i poetit, ishte njeriu i mirë, të cilit e këndonte me frymëzim e ngrohtësi, por edhe me ton e zemëratë të brendshme. Duke i shkruar embël dashurisë njerëzore , ai qëndron përballë vuajtjes si një fisnik, ku gjithë jetën shkroi poezi, ndonëse provoi vuajtje e privacione. Jeta e poetit Ndoc Gjetja , ishte aq tokësore, sa vepra e tij, fjalëpakë e i matur, larg lavdeve, i thjeshtë e komunikues, ku ka preferuar të flasë përmes poezisë. Siç preferojnë ata krijues, që kanë zgjedhur të jetojnë në këtë botë, pa kërkuar të bien në sy , ku refuzoi çdo gjë në emër të shpirtit të papërlyer e të lirë ; siç shkruante në Epitaf; “ Dhe shkoi, hyri në manastirin e Unit / Të shpëtonte shpirtin nga gjuhëligat e lehjes / Pastaj e përcollën në banesën e fundit / Me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhës “. E kështu , me krijimtarinë e pasur, poeti Ndoc Gjetja , mbetet një figurë emblematike, një poet i dashur për të gjithë brezat, njëri prej poetëve e njerëzve më modest e fisnik për kohën që jetoi e veprën e pasur që la pas , duke perifrazuar Euripidin , se “ Zemrat bujare, nuk i pranojnë lavdet, kur janë të tepruara”. Poeti i madh Ndoc Gjetja, u nda nga jeta mè 7 Qershor 2010,duke lènè pas njè krijimtari tè pasur : e tè lexuar nga tè gjitha moshat : 1971 : “Rrezatim”, poezi , “Shqiponja rreh krahët ” 1975 , ” Qèndresa” ,1977, ” E pèrditshme ” , 1982 , ” Çaste ” , 1984,” Poezi ” , 1987 , ” Kthimet “, 1991 , ” Dhjata ime “, 1998, (kushtuar djalit tè tij ) “Biri i njeriut”, 2004 etj. “Qytetar Nderi ” i Lezhès , etj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.