Një pushues nga Kosova ka gjetur vdekjen në plazhin e Tales në Lezhë.LezhëSapo ka hyrë në det, kosovari i moshës rreth 35-vjec nuk është ndjerë mirë dhe është marrë dhe nga autoambulanca për ta dërguar në urgjencën e Spitalit të Lezhës.Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur të mbërrijë në spital, pasi ka humbur jetën gjatë rrugës.Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore, e cila do percaktojë shkakun e vdekjes.