Pikrisht 25 vite më parë , viti i mbrapsht 1997, sikudo në vëndin tonë edhe në M.Madhe solli të pa dëshërueshmën.Njëri nga djemt më fisnik, të një familje atdhetare , i riu 29 vjeçar Ilir Dashi , me deshirën e tij vjen në komisariatin e policisë M.Madhe, për të dhënë kontributin e tij në ruajtjën e rëndit dhe qëtësisë . Fati i keq e deshi që Ilir Dashi të rënditët në listën e Dëshmorve të Atdheut, duke dhënë jetën pikrisht në M.Madhe në krye të detyres me 28 Korrik 1997. Ndaj në këtë ditë , ku u mbushën plot 25 vite nga rënia e tij në krye të detyrës, ishin familjarë , ish kolegë , miq, drejtues të policisë dhe të pushtetit vëndorë të cilët vëndosën tufa me lule pranë varrit ku prehet Deshmori i Atdheut Ilir Dashi. Ka qënë Kryekomisar Agron Jahja, njëri ndër ish shokët dhe kolëgët e Ilir Dashit i cili me lo0të ndër sy , me buzëdridhje emocionesh të ligjshmë në kësi rastësh ka sjellë në kujtesë episode te jetës së Deshmorit Ilir Dashi.Ndërkaq në ëmër të pushtetit vëndor dhe qëndror kanë folur edhe nënprefekti Hysen Hysaj e nënkryetari i Bashkisë Sytki Ndrecaj. Në ëmër të familjës ka falënderuar pjesmarrësit Shyqyri Dashi, për nderin dhe vlersimin që i bëhët njëriut tyre të dashur, të të paharruari përjetësisht Lilir Dashi . Ishin te pranishem Vehbi Bushati – Drejtues i Larte, Kryekomisar Kujtim Gjoka,Kryekomisar Agron Jahaj, Nenprefekti Hysen Hysaj,Nenkryetari i Bashkise Sytki Ndrecaj , Drejtori i Tv Kopliku Zenel Hoxhaj e tj.Per aktin heroik te Ilir Dashit folen Kryekomisar Agron Jahaj,Nenprefekti Hysen Hysaj dhe Nenkryetari Sytki Ndrecaj, Kjo ditë do mbetët gjithënjë një ditë kujtimi dhe vlersimi , jo vetëm i familjës për njsëriun de tyre, por edhe e policisë psër ish kuadrin e guximhëm Ilir Dashi , ndersa M.Madhe do e nderoj përbherë Dëshmorin e Atdheut Ilir Dashi .