LEON TOLSTOI “DY PIKAT E MJALTIT”

0
Përg. Rovena Klejo  Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person, duke buzëqeshur dhe bizhuteri
Eshtë një përrallëz e vjetër nga Lindja lidhur me një udhëtar që ndiqet në stepa nga një bishë e tërbuar. Duke u përpjekur të shpëtojë nga bisha, udhëtari mer turr të kërcejë në një pus të thatë; por, në fund të pusit, ai sheh një dragua me nofullat krejt të hapura, duke pritur ta gëlltisë.
Fatkeqi nuk guxon të kthehet të kthehet prapa në fushë nga frika e bishës dhe nuk guxon të kërcejë krejtësisht poshtë në fund të pusit nga frika e dragoit. Kështu ai kapet pas një dege të shkurres që rritej në të çarat e pusit dhe kacavirret në të. Duart e tij fillojnë të dobësohen dhe ai e ndjen që së shpejti do të bëhet pre e vdekjes që e pret në të dyja anët.
Por, prapë, ai mbahet dhe teksa kacavirret në degë, sheh dy minj, njëri i zi e tjetri i bardhë, duke punuar barabar perreth degës së shkurres ku mbahet, duke e brejtur. Së shpejti shkurrja do të thyhet dhe ai do të bjerë në nofullat e dragoit. Udhëtari e sheh këtë dhe e di që me siguri do të vdesë. Por, teksa ende varet atje, shikon përreth dhe sheh disa pika mjaltë në gjethet e shkurres, e zgjat gjuhën dhe i lëpin.
Kështu edhe unë kacavirrem në degën e jetës, duke e ditur që pashmangshëm dragoi i vdekjes është duke pritur i gatshëm të më copëtojë; dhe nuk e di pse ky mundim më ka rënë në kokë. Përpiqem të përpij mjaltin që doherë më ka ngushëlluar, por mjalti nuk është më i ëmbël. Ditën dhe natën, miu i zi dhe miu i bardhë e brejnë degën ku jam kacavjerrur…
Kjo nuk është një përrallë, por e vërteta e pakundërshtueshme dhe e kuptueshme për të gjithë. Dy pikat e mia të mjaltit, të cilat shpesh m’i kanë larguar sytë nga të vërteta mizore, kanë qenë dashuria ime për familjen dhe për të shkruarit….

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.