Administrata e Kuvendit i ka ndërprerë çdo përfitim financiar deputetit Sali Berisha, i cili rrezikon në mesin e muajit qershor të humbasë edhe mandatin. Vendimi për ndërprerjen e pagesave ka lidhje me vendimin e GJKKO-së. Masa financiare nga administrata e Kuvendit është aplikuar që prej janarit 2024, ndoshta si një përllogaritje edhe për kohën se kur ai mund të humbasë mandatin e deputetit, me një mungesë në punimet e Kuvendit prej 6 muajsh.