Kur kjan e qesh bylbyli

0

Nga: Lukë Luka

NEKROZEShpellare apo……Fjala shpellare, spjegu thjeshte, perfaqeson ato njerez te pagdhendun, te pashkolluem, te paedukate, qe mendohet se kane jetu ne shpella. Tuej e interpretu e perdore keq kete fjale(kur nji i llastuem hjedh nji gur ne uje…..),me kete po etikohen te shperngulunit prej Zonave malore (ma shume prej Veri Lindjes), ne zona fushore (katunde apo qytete) . Kjo levizje vjen kryesisht per nevoja ekonomike, per nji jete ma te mire. Nisun prej ketij arsyetimi del se te gjithe historikisht jena shpellare. ** Ne vitet e para te mbasluftes(1945- 46 – 47) e ne vazhdim, shume familje erdhen prej Jugut te Shqipnise ne Veri. Ata populluen Tiranen, Durresin, Shkodren etj.etj. Ne Shkoder erdhen me familjet e tyne shume nepunes, gardiane e polic, ushtarake (oficere e kapterre), instruktore partie e rinie e fatkeqesisht edhe sigurimsa e hafije….Keto u priten prej shkodraneve e u sistemuen ne shtepiat e tyne (ne ate kohe nuk kishte apartamente) e disa prej tyne edhe u natyralizuen si shkodrane, ku vazhdojne te jene edhe sot ne harmoni me vendasit. Humoristi Filip Daija, thonte me humor “Ma e madhe Tosknia se Italia”, sepse u ba problem strehimi! ***Mbas disa vitesh,Qeveria komuniste u bani thirrje popullsise se Veriut, te ulesh ne fshatra te fushes: -Dukagjinas zbrit nga mali Merre token qe ta fali Ta fali ty kjo parti… Te dha jete te dha liri…(Kange ma lahute e çifteli) Por kjo liri nuk zgjati shume(fal e merr çukaderr-thote populli), token perseri ua mori tuej i futun me “vullnet e deshire” ne kooperative (gjaja bashke e b*… a jashte)!…Te gjithe keto familje qe u vendosen kryesisht ne fushen e Shtojit,ne Vrake etj.gjysme socialiste e “te lumtuna” edhe me ato qe ishin vendose me kohe aty,punuen ne koperativa apo ferma me 10 lek ne dite(kur nuk binte shi) si majmuna me tipare njerezore!…E nuk kaloj shume kohe e u nxuer nji ligj tjeter, ku ndalohesh ardhja ne qytete e gjithe fshatareve te zonave malore e fushore deri ne penalizime.(kur binte fyelli e çiftelia-keshtu vendosi partia!)…..***Me nderrimin e sistemit, me ardhjen ne pushtet te Qeverise Demokratike, u dynden prej malesive (kryesisht prej zones Vero-Lindore) familje te tana.Ato me leje apo pa leje zune siperfaqe toke e ndertuen banesa. Ne Tirane (Astiri, Kamez, )ne Durres (Keneta) e ne Shkoder (Marluja,Hardhijat etj) tuej kriju lagje te reja (me mahalli te vjeter e te ri)! Ku po shkon Shqipni (Quo Vadis)?…***Ne te dy rastet kena “shpellare” (emigracion i mrendshem Jug – Veri e Veri- Jug ne kohe te ndryshme)E jane pikrisht keto”shpellare” qe u bane fuqi e madhe punetore ne ndertimin e hekurudhave,hidrocentraleve, thamjen e kenetave (disa edhe te prangosun),ne hapjen e tokave te reja, ne fabrika e uzina ne kushte te veshtira e me nji page minimale.(ne nji dore kazmen e ne tjetren pushken-me kete te dyten vrane edhe njeni tjetrin -1 prill,21 janar etj)***Me paturpesi sot ndigjojme ne emisione te tel.opinioniste,historiane,gazetare,politikane, deputete e deri edhe ndonji akademik etj.qe e perdorin fjalen “shpellare” ku nji pjese e tyne para disa vitesh kane ardhe prej katundeve ne qytete e kryesisht ne Tirane .!….Le te kendoj sado bukur Frederik Ndoci me Eliza Barakun, sot ka ardhe koha e dajres!…Quo Vadis…….Me kaq po i jap fund se du te ruej edhe une disa sekrete per vehte!😂😂😂😂😂

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.