Dua të shpreh urimet e mia më të përzemërta për miken time Elisa Spiropali, për zgjedhjen e saj si Kryetare e Parlamentit, një detyrë e lartë që i përshtatet më së miri fisnikërisë dhe figurës dinjitoze që ajo përfaqëson.
Jam i bindur se do të jesh një model i shkëlqyer që uroj të ndiqet nga çdo deputet në atë sallë ku përfaqësohet zëri i Shqiptarëve.
Të falenderoj për mbështetjen tënde të pakursyeshme që ke dhënë dhe vazhdon të japësh për Malësinë e Madhe dhe krejt qarkun Shkodër.
Suksese në detyrën e re